Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Dizajner/e i/e Enterierit(2), Arkitekt/e(2)

K Cabinetry Group L.L.C
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

K CABINETRY GROUP L.L.C, kompani Amerikane për prodhimin e mobiljeve tashmë është prezente edhe ne Kosovë.K Cabinetry Group veçohet me produkte elitare të kuzhinave në tregun Amerikan. Tani kemi linjën tonë të re prodhuese edhe ne Kosovë, dhe jemi duke kërkuar punonjës të ri për t'ju bashkuar ekipit tonë:

            VENDE TË LIRA PUNE:                  

Dizajner/e mobiljesh / interier (2)
Arkitekt/e (2)

Përshkrim i përgjithshëm i detyrave:
- Punon nga afër me ekipin në Amerikë, pranon dhe analizon kërkesat për dizajn
- Punon nga afër me ekipin e shitjes dhe prodhimit për ide dhe sygjerime rreth dizajneve
- Mbikqyr, ndihmon dhe aprovon dizajnet para dhe gjatë prodhimit
- Ndihmon në gjenerimin e çmimoreve për dizajnet e reja
- Propozon dizajne dhe stile të ndryshme per kuzhina dhe mobilje sipas kërkesës
- Ndihmon dhe skicon dizajne të ndryshme në bashkpunim me ekipin e shitjes (me klientë)
- Informohet rregullisht me trendet, dizajnet dhe stilet e fundit në nivel global
- Informohet rregullisht për materialet e ndryshme që përdoren në industri
-Kalkulon dhe kontrollon masat e kuzhinave gjate procesit te prodhimit

Kushtet e përgjithshme:

- Minimum 2 vite përvojë pune në pozita të ngjashme
- Diplomë universitare në Arkitekturë ose Dizajn (kanë përparsi)
- Diplomë apo certifikatë profesionale
- Njohuri të gjuhëve/programeve të dizajnit (CAD, AutoCAD, Archicad apo të ngjashme) dhe programi IMOS
- Aftësi për leximin e projekteve (blueprint)
- Aftësi për vërejtjen e detajeve në project
-Njohuri te mira te gjuhes angleze (ne te folur dhe te shkruar)
-Etikë të lartë profesionale

Oferta e përgjithshme:
- Pagë konkuruese
- Mbulim i shpenzimeve të ushqimit ditor
- Kushte të mira të punës në harmoni me ligjiet e punës në Kosovë
- Mundësi avancimi
- Mundësi vizitash profesionale në Amerikë

Ftojmë të gjithë të interesuarit të dergojnë CV-të (dhe portofoliot) e tyre në emaili adresën info.kcabinetry@gmail.com deri më datën 25 Maj, në ora 17:00
Lokacioni: Ne hyrje te Komunes se Shtimes 12km nga rrethi i Qmi-së.
K Cabinetry Group LLC ofron kushtë të mira dhe të barabarta të punës për të gjithë!

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management