Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKonkurs për poziten: MENAXHER/E I/E FINANCAVE
Platforma CiviKos është bashkim vullnetar i organizatave të shoqërisë civile, të përkushtuara për zhvillimin e një mjedisi të favorshëm për bashkëpunim midis shoqërisë civile dhe autoriteteve publike.Kualifikimet dhe përvoja e kërkuar
Së paku diplome Bachelor në Ekonomi apo fusha të ngjashme;
Përvojë në menaxhim financiar së paku tri vite (e domosdoshme përvoja në sektorin jo-qeveritar); Aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e QuickBooks dhe Excel;
Njohuri dhe përvojë me kornizën ligjore të Kosovës, praktikat më të mira të kontabilitetit dhe procedurat e prokurimit;
Njohuri për legjislacionin tatimor në Kosovë;
Përvojë dhe njohuri në menaxhim financiar për projekte të financuara nga USAID, BE, dhe donatorë ndërkombëtarë;
Aftësi në të folur dhe shkruar në shqip dhe anglisht; Përvoje në planifikim financiar;
Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunoj mirë me organizatat dhe donatorët.Përgjegjësitë kryesore janë:
Ekzekutimi i pagesave, pagave, tatimeve në përputhje me procedurat e brendshme dhe legjislacionin tatimor në Kosovë;
Përgjegjës për planifikim financiar dhe hartim të buxheteve për donator të ndryshëm;
Përgjegjës për përgatitje të raporteve financiare për projekte të ndryshme në përputhje me kërkesat e donatorëve;
Të mirëmbajë të gjitha të dhënat financiare të projektit dhe organizatës në tërësi; Të organizoj procedurat e prokurimit të projekteve;
Të ndërmarrë planifikime për financa dhe raportim në bashkëpunim të ngushtë me menaxherët e projekteve;
Të sigurojë dorëzimin në kohë të raporteve përkatëse.Dokumentet për dorëzim
- Një Cv të kandidatit/es
- Një letër motivuese (1 faqe A4 max) për përvojën dhe motivin për tu bashkuar me ekipin e Platforma CiviKos.
Dokumentet e kërkuara ju mund ti dërgoni deri me 19.05.2022 në email: info@civikos.net. Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të njoftohen.