Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Në mbështetje të Ligjit Nr.06/L-055 Për Gjykatat, dhe Rregullores Nr.02/2019 për Rekrutimin,  Emërimin, Trajnimin, Shpërblimin,.Disciplinimin dhe Lirimin nga detyra të Gjyqtarëve Porotë,  në Gjykatën Themelore në Gjakovë me datë 06.05.2022, shpall: 

K O N K U R S
Nr. 02/2022 

Titulli i vendit të punës: Gjyqtarë Porotë ... 11 pozita

  • Gjyqtari mbikqyrës : Kryetari i Gjykatës/Gjyqtarët Mbikqyrës 
  • Kohëzgjatja e emërimit: Emërimi për një mandat pesë (5) vjeçar, me të drejtë ri-emerimi, 
  1. Gjykata Themelore në Gjakovë ... 8 pozita
  2. Dega në Malishevë ... 3 pozita,

Detyrat dhe përgjegjësitë e Gjyqtarëve Porotë  

  1. Gjyqtarët porotë ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësite e përcaktuar në legjislacionin në  fuqi,në pajtim me Kodin e Etikës Profesionale për gjyqtarë. 
  2. Detyrat dhe pergjegjësitë e gjyqtarëve porotë, ndër të tjera, përfshinë këto pika si në vijim:
    a ) Kryen detyrat që i besohen gjatë shqyrtimit të rastit;
    b) Kryen me ndërgjegjëshmeri dhe paanshmëri të gjitha detyrat që i besohen;
    c) Trajton me konfidencialitet të gjitha informatat të cilat nuk duhet të jenë publike ose të  cilat janë diskutuar gjatë seancës për këshillim dhe votim.
    d) Kryen detyra të tjera të percaktuara nga Kryetari/Gjyqtari Mbikqyrës i Gjykatës perkatëse.

Kualifikimet: 

  • Diploma e shkollës së Mesme 
  • Diplomë universitare – e preferuar 

Aftësitë e kërkuara

  • Dëshmi mbi shtetësinë e Kosovës(Certifikata e shtetësisë); 
  • Dëshmi se kandidati është banor i Republikës së Kosovës (Certifikatën e vendbanimit);
  • Dëshmi qe kandidati ka moshën te paktën 25 vjeçare; 
  • Certifikatën që vërteton se kandidati nuk është i dënuar për vepër penale me përjashtim të  veprave penale të kryera nga pakujdesia penale. 
  • Të kenë reputacion të lartë moral në shoqëri dhe integritet personal. 

VËREJTJE: 

Procedura e rekrutimit zhvillohet sipas procedurave të parapara me Ligjin Për Gjykatat  Nr.06/L-055 dhe Rregulloren, Nr.02/2019 për procedurat e Rekrutimin, Emërimin, Trajnimin,  Shpërblimin. Disiplinimin, dhe lirimin nga detyra të Gjyqtarëve Porotë. 

Konkursi është publikuar me datë 06.05.2022 dhe mbyllet me datë 20.05.2022 (15) ditë. 

Aplikacionet mund t’i merrni dhe t’i dorëzoni në Gjykatën Themelore në Gjakovë Rr. “Bardhyl Çaushi” Nr. 148 

Shkarko Aplikacionin 

Në konkurs ofrohen mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe  mirëpriten aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha  komunitetet në Kosovë. 

Gjykata siguron që numri i Gjyqtareve Porotë pasqyron përbërjen etnike të zonës që hyn në  juridiksionin e saj dhe ata të cilët nuk i plotësojnë te gjitha kushtet ligjore në pajtim me Ligjin  për Gjykata, nuk merren në shqyrtim dhe njoftohen se aplikacionet e tyre nuk janë te  suksesshme. 

Njoftimi përmban arsyen se pse aplikacioni nuk ka qenë i suksesshëm.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management