Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Operator i linjës së prodhimit (3)

Kontura
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KONTURA SH.P.K. ndodhet në PEJË, Kosovë dhe është pjesë e Industrisë së Prodhimit të Produkteve Plastike. Llabjan (mbrapa ELKOS Group) Rr. për Lutogllav

KONTURA SH.P.K. në bazë te kërkesës së paraqitur, për risistemimin e vendeve të punës, shpall:

Konkurs pune

  • Operator i linjës së prodhimit (3 vende të lira)

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

Nën mbikëqyrjen direkte të Drejtorit të Prodhimit dhe Shitjes, do të kryej këto detyra:

  • Bën monitorimin e të gjitha proceseve në prodhim
  • Identifikon problemet dhe ofron mundësi të zgjedhjës
  • Bën kontrollin e kualitetit të produktit
  • Koordinon stafin gjatë ndrrimit
  • Kontrollon stafin mbi përgjegjësitë dhe përmbushjen e detyrave
  • Përgjegjës për organizimin e punëve të stafit dhe orarit të punës sipas ngarkesave
  • Fleksibil në orarë
  • Përgatit raporte të ndryshme dhe i dorëzon ato Drejtorit të Prodhimit sipas kërkesës;
  • Raporton në baza ditore mbi ecurinë e proceseve

PËRGATITJA DHE SHKATHTËSITË PROFESIONALE:

  • Të ketë Diplome Universitare – preferohet diplome e fakultetit të Makinerisë dhe Ndërtimtarisë
  • Përvoj pune relevante në menaxhim, prodhim (e preferuar)
  • Aftësi në organizimin dhe menaxhimin e punëve
  • Aftësi në vendimarrje dhe punë ekipore
  • Njohja e gjuhës angleze (e preferuar)
  • Të ketë aftësi organizuese dhe komunikuese
  • Njohuri elementare në lëminë përkatëse
  • I përgjegjshëm, komunikues dhe bashkëpunues

PAGESA:

Pagesa do të jetë

  • Viti i pare 500 Euro Neto
  • Viti i dyte 600 Euro Neto
  • Pagesa për ndrrimin e tretë është 30% më shumë
  • Pagesa për ushqim do të jetë 75.00 Euro në muaj
  • Pagesa për transport do të jetë 30.00 Euro në muaj

ORARI I PUNËS:

3 ndrrime

Ditët: e hënë – e shtunë

Pushimi: 45 minuta

Punë praktike do të jetë 2 javë (me pagesë)

  • Ndihmës operator i linjës së prodhimit (9 vende të lira pune)

PUNËT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

Nën mbikëqyrjen direkte të Operatorit të linjës së prodhimit, do të kryej këto detyra:

  • Kontrollon makinerit e prodhimit dhe I vendos ato në funksion
  • Kryen me përgjegjësi detyrat e dhëna nga mbikcyrësi
  • Fleksibil në orarë
  • Informon mbikcyrësin e punës për çfardo parregullsie në prodhim dhe ambientet e punës

Kualifikimet:

  • Të jetë i moshës mbi 18 vjeç
  • Të ketë përvojë pune në fushën relevante (e dëshiruar)
  • Të ketë shkathtesi organizative dhe të menaxhimit te kohës.

PAGESA:

Pagesa do të jetë

Viti i parë 400 Euro Neto

  • Pagesa për ndrrimin e tretë është 30% më shumë
  • Pagesa për ushqim do të jetë 75.00 Euro në muaj
  • Pagesa për transport do të jetë 30.00 Euro në muaj

ORARI I PUNËS:

3 ndrrime

Ditët: e hënë – e shtunë

Pushimi: 45 minuta

Punë praktike do të jetë 2 javë (me pagesë)

Të gjithë kandidatët duhet të jenë të regjionit të Pejës

Çfarë ju ofrohet:

  • Sigurimi në vendin e punës
  • Një vend pune i sigurtë në një kompani që vepron në tregun vendor dhe ndërkombëtar, me plane të mëtejme zgjerimi në treg
  • Një atmosferë pune e hapur dhe miqësore, me një ekip të motivuar dhe dinamike
  • Të gjithë aplikuesit duhet të kenë konsideratë për një kontratë afatgjate (2 – 4 vjeçare)

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë aplikacionin për punësim përmes email-it: fishbonerks@gmail.com apo të kontaktojn në numrin e telefonit: +383 49 660 690 deri më datën 23.05.2022

Shikime 619
Kategoria Prodhim
Skadon 23/05/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management