Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Ekspert ligjor për përkrahje në arbitrazhe vendore dhe në arbitrazhin e ICC

Vala dhe Telekomi i Kosovës
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PËRSHKRIMI

Telekomi i Kosovës Sh. A.
Në mbështetje të Ligjit Nr.03/L-212-Ligji i Punës, nenit 8, nenit 10, pika 2 (2.3) dhe në mbështetje të dispozitave të Udhëzimit Administrativ për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik (MPMS) Nr. 07/2017 të Republikës së Kosovës, Telekomi i Kosovës  SH. A. shpallë:
KONKURS PUBLIK
për Punë dhe Detyra Specifike

Titulli i punës: Ekspert ligjor për përkrahje në arbitrazhe vendore  dhe në arbitrazhin e ICC- pjesa ligjit nacional (1     ekzekutues),
Afati i fundit për aplikim: 26.05.2022 ( Udhëzimi Administrativ Nr.07/2017, neni 4.3, përcakton se, Konkursi Publik mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit)

Përshkrimi i punës, përgjegjësitë dhe detyrat profesionale:

  • Mbështetë stafin intern te Korporatës ne procesin e arbitrazhit qe zhvillohet sipas rregullave te ICC- Paris dhe atë vetëm në pjesën e materies qe i referohet aplikimit te ligjit nacional te R. Kosovës , ne këtë rast , procesin e përgatitjes se shkresave dhe ndërlidhjes me ekspert ekstrën / konsulentët kryesor te rastit.
  • Mbështetja e stafit intern në aksionet legale dhe në të gjitha fazat në procesin e arbitrazhit nacional Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit sipas rregullave të OEK Prishtinë;
  • Mbështetja e stafit intern në aksionet legale civile, penale dhe administrative  në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, Gjykatën Supreme të Kosovës, Gjykatën e Apelit dhe gjykatat e rregullta;
  • Asistimi i stafit intern në dhënien e opinioneve legale në materie të kontratave komerciale nga lëmia e telekomunikacionit dhe sferave tjera relevante për punëdhënësin;
  • Njohuri të mira të përpilimit të raporteve informative të punëve  për të gjitha strukturat e korporatës;
  • Përgjigjet Drejtorit të Punëve të Korporatës/Ligjore dhe punëdhënësit - direkt funksionit te Kryeshefit Ekzekutiv të TK SHA;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave të përkrahjes në standardet më të larta profesionale dhe përgjegjësi maksimale në mbrojtjen e interesave të punëdhënësit;
  • Përgjegjës që veprimet legale të kryhen në afatet optimale sipas përcaktimit Ligjor, ose afateve te indikuara/caktuara nga Gjykata ose arbitrazhi kompetent;
  • Aftësi analitike për të kuptuar dhe shpjeguar ide dhe probleme të ndërlikuara në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme;
  • Ekspertizë në kërkimin dhe analizimin e legjislacionit vendor dhe rajonal, dhe ndikimin e tyre në çështje të ngjashme;
  • Sipas nevojave për kryerjen e punëve eksperti i angazhuar duhet të punon nën presion kohor dhe duke i respektuar kërkesat dhe afatet e parashtruara nga punëdhënësi që nënkupton edhe angazhimin jashtë orarit të rregullt të punës.
  • Punët tjera sipas kërkesës se punëdhënësit

Kushtet dhe kualifikimet për angazhimin në punë dhe detyra specifike:

  • Përgatitja profesionale universitare – jurist i diplomuar,
  • Me përvojë të mirë/dëshmuar profesionale së paku 5 vite në procese aksione legale, posaçërisht   arbitrazhe vendore dhe së paku në 1 rast;
  • Preferohet provimi i jurisprudencës dhe  specializime përkatëse në arbitrazhe;
  • E domosdoshme  përvoja e dëshmuar e angazhimit në së paku 1 arbitrazh në arbitrazhet nacionale të Kosovës,
  • E preferueshme: përvojë e dëshmuar në Gjykata Ndërkombëtare, Gjykata Speciale, Gjykata Kushtetuese  dhe Gjykata Nacionale Supreme  dhe të Apelit, Gjykatat speciale te BE ose shteteve anëtare
  • Me preferencë  të lartë është njohje e dëshmuar gjuhës angleze ose ndonjë gjuhë tjetër e BE-së
  • Njohja e mirë e materies së raporteve komerciale-kontratave , kontratave me element të huaj, përgatitja e opinioneve legale etj.,
  • Njohje e mire e tregut dhe Industrisë së Telekomunikacionit,

Aftësitë tjera:  Shkathtësi të forta ndër-personale me aftësi për t’u ndihmuar grupeve të ndryshme drejtë efikasitetit operativ, puna në ekip dhe puna nën presion janë të vlerës së madhe për punëdhënësin, shkathtësi të forta analitike për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi organizative.

Periudha e angazhimit bëhet me Kontratë për punë dhe detyra specifike për 120 ditë.

Pagesa bëhet në bazë mujore sipas marrëveshjes në harmoni me vendimet interne te korporatës.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuar duhet ta plotësojnë Aplikacionin zyrtar për Punësim që merret në web faqen zyrtare të internetit në adresën: www.kosovotelecom.com

Kandidatët, aplikacionit duhet bashkëngjitur:

  • Biografi (CV);
  • Letër motivuese;
  • Dëshminë për kualifikimet arsimore (diplomë përkatëse) ;
  • Dëshmitë mbi përvojën e punës;
  • Kopjet e certifikatave/trajnimeve relevante të kryera (nëse ka);

Aplikacionet duhet të dorëzohen në ndërtesën kryesore të Telekomit të Kosovës në Prishtinë, Dardania, kati gjashtë, zyra e arkivit.

  • Afati i fundit për aplikim është 15 ditë nga dita e publikimit, përkatësisht deri me 26.05.2022
  • Aplikacionet mund të parashtrohen në njërën prej gjuhëve zyrtare në Republikën e Kosovës.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara, pa dëshmi).
  • Kandidatët që i plotësojnë kriteret e kërkuara do të ftohen në test/intervistë.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management