Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Sekretar i Përgjithshëm i Universitetit

Universiteti i Prizrenit - Ukshin Hoti
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Mbështetur në nenin 2 dhe 8 si dhe dispozitat e pjesës V të Ligjit për Zyrtarët Publikë nr. 06/L-114, nenin 8 të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, nenet 4 dhe 5 të UA (MPMS) nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, dispozitat e nenit 19 paragrafi 3 dhe 4 i Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës nr. 04/L-037, si dhe dispozitat e nenit 13, 39, 40 dhe 41 të Statutit dhe vendimin e Këshillit drejtues nr. 01-76, Universiteti “Ukshin Hoti” shpall:

NJOFTIM  PËR KONKURS

Për Sekretar të përgjithshëm të Universitetit
Titulli i vendit të punës: Sekretar i përgjithshëm i Universitetit “Ukshin Hoti”;
Mbikëqyrësi i nëpunësit: Rektori i Universitetit;
Pozita: Shërbyes publik - Niveli i lartë drejtues, orari i plotë (40 orë në javë);


Kandidatët që konkurrojnë për këtë pozitë, përveç kushteve të përgjithshme të parapara në paragrafin 1 të nenit 8 të ligjit për zyrtarët publikë duhet t’i plotësojnë edhe kriteret si më poshtë:

  • Të kenë diplomë universitare master ose ekuivalentë me më së paku katër (4) vjet të studimeve;
  • Duhet të jenë nga fusha profesionale e drejtësisë,
  • Të kenë pesë (5) vjet përvojë pune profesionale;
  • Të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;
  • Të kenë njohuri të mjaftueshme për proceset e arsimit, artit dhe kërkimit.

Detyrat kryesore

  • Është zyrtar më i lartë i administratës;
  • Është udhëheqës i administratës qendrore;
  • Është udhëheqës i sekretarëve të njësive akademike;
  • Është zyrtar përgjegjës për udhëheqje efikase, ekonomike dhe efektive të Universitetit;
  • Është udhëheqës i drejtorëve të departamenteve në kuadër të administratës qendrore;
  • Është zyrtar përgjegjës për përgatitjen teknike të procesit buxhetor;
  • Është përgjegjës për çështje të tjera që kërkohen nga Këshilli drejtues dhe Rektori, të cilat nuk janë të përcaktuara me Statut.
  • Sekretari i përgjithshëm është zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe administrativ i Universitetit, me të drejta dhe përgjegjësi të veçanta të përcaktuara në kontratën e tij, e cila nënshkruhet nga Rektori.

Mënyra e aplikimit:

Dorëzimi i aplikacioneve (kopje fizike) bëhet në NJMBNJ nr. 526, administrata qendrore, si dhe në formën elektronike në adresën: apliko.upz@uni-prizren.com

Dosja e aplikimit duhet të ketë:

  • Formularin e aplikimit
  • Letrën motivuese dhe CV-në;
  • Ekstraktin e lindjes (origjinale) si dhe kopjen e letërnjoftimit;
  • Diplomën/at universitare, të noterizuar;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës profesionale / menaxheriale dhe pasqyrën nga trustiti.
  • Certifikatën penale nga gjykata kompetente si dhe deklaratën nën betim në përputhje me dispozitat e nenit 8 pika 1.6 e Ligjit për Zyrtarët Publikë nr. 06/L-114.
  • Dokumentacionet shtesë sipas vlerësimit të kandidatëve të rëndësishme për pozitën që aplikon.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional siç specifikohet në ligj. Gjinia më pak e përfaqësuar si dhe komunitetet jo shumicë inkurajohen të aplikojnë për pozita të nivelit të lartë drejtues në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Sekretari i Universitetit zgjedhet nga Këshilli drejtues sipas propozimit të Rektorit, të bazuar në raportin e komisionit profesional (komisionit të pranimit), në bazë të konkursit publik.

Faza e parë: NJMBNJ sipas detyrës zyrtare bënë verifikimin paraprak të kandidatëve, bazuar në dokumentacionin e bashkëngjitur (jo më vonë se 15 ditë kalendarike). Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret për aplikim vazhdojnë në fazat tjera të konkursit.

Faza e dytë: Vlerësimi nga Komisioni i Pranimit bëhet duke vlerësuar deri në 50 pikë testin me shkrim si dhe deri në 50 pikë intervistën me gojë.

Faza e tretë: Jo më shumë se tre (3) kandidatë të vlerësuar, nga komisioni i pranimit, me pikë më të larta sipas listës përfundimtare dhe mbi pragun minimal të 70 për qind të pikëve të përgjithshme të vlerësimit konsiderohen kandidatë fitues dhe propozohen për përzgjedhjen përfundimtare nga Rektori. Rektori përzgjedh njërin prej kandidatëve dhe e propozon për emërim në Këshillin drejtues të Universitetit.

Konkursi mbetet i hapur për aplikim për pesëmbëdhjete ditë kalendarike pas kalimit të afatit 30 ditor si njoftim, përkatësisht aplikimi bëhet nga data 09.05.2022 deri më 23.05.2022 Konkursin mund ta gjeni në faqen zyrtare të Universitetit: www.uni-prizren.com ndërsa njoftimin në portalin shtetëror të konkurseve: www.konkursi.rks-gov.net

Shikime 271
Kategoria Administratë
Skadon 23/05/22 (Skadon: SOT)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management