Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Këshilltar/e Personal/e për Klientë

Banka Ekonomike, Zyra Qendrore shpall konkurs për plotësimin e vendit të punës:

Këshilltar/e Personal/e për Klientë

  • Nëndega Malishevë  (1)

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Përgjegjës për arritjen e objektivave të përcaktuara nga banka në baza mujore dhe vjetore ne te gjitha sherbimet dhe produketet kreditore dhe jokreditore.
  • Vepron në përputhje me politikat, procedurat dhe të gjitha rregulloret në fuqi;
  • Tregon gatishmëri, efikasitet dhe mirësjellje duke ofruar çasje profesionale në raport me klientët;
  • Administron llogaritë sikurse janë Llogaritë rrjedhëse, llogaritë e kursimit, llogaritë e depozitave me afat si dhe shërbime të tjera të cilat ofrohen nga Banka;
  • Këshillon dhe udhezon klientët në lidhje me produktet dhe shërbimet e bankës
  • Ne menyre te vazhdueshme mirembane marredhenjen me klientet ekzistues si dhe Identifikon klientët potencial si dhe ka qasje aktive në tërheqjen e klientëve të rinj;
  • Ofron shërbime fleksibile në mënyrë që ti përshtatet kërkesave të klientëve që i janë caktuar në portfolion e tij/saj, si dhe zgjeron bashkepunimin me kliente
  • Informon klientët në lidhje me shërbimet e reja të cilat ofrohen në kushte të favorshme për klientë (kampanja të ndryshme);
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme produktet kreditore si: mbitërheqjet, kredit kartelat dhe kreditë që janë caktuar në portfolion e tij/saj;
  • Azhuron në mënyrë të vazhdueshme të dhënat për klientët përkatës;
  • Arkivon të gjithë dokumentacionin përkatës në mënyrë korrekte;
  • Të ketë njohuri të plotë për kushtet dhe çmimet e produkteve/shërbimeve të cilat qarkullojnë në bankat tjera;
  • Promovon dhe realizon kredit individuale, kredit kartela, mbiterheqje, pako, depozitat, e-banking, sms banking, etj;
  • Mirëmbanë potfolion kreditore dhe menaxhimin e vonesave;
  • Bën vizita të rregullta tek klientët për promovim të produkteve dhe te institucionit;
  • Raportim me kohë i incidenteve eventuale të riskut operacional konform procedurave në fuqi;
  • Raporton ne Departamentin përkatës në rast të dyshimeve/zbulimeve lidhur me ndonjë parregullsi që mund të ndodhe në lidhje me proceset e punes apo mos zbatimin e politikave dhe procedurave;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Bankën Ekonomike;
  • Përveq detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra të tjera të kërkuara nga Menaxheri Degës;

Kualifikimet ;

  • Fakultetin Ekonomik ose Administrim të Biznesit;
  • Njohuri të mira të produkteve bankare;
  • Së paku dy vite përvojë pune bankare në sektorin relevant;
  • Të jetë i/e gatshëm për punë në teren;
  • Nivel i pranueshëm i gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës dhe arritjes së objektivave;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese;

Aplikimi mund të bëhet vetëm përmes Sistemit On-Line. Format e aplikimit mund të plotësohen direkt në Web faqen e Bankës Ekonomike www.bekonomike.com.

Afati i aplikimit është deri më datë 16 Maj 2022 ora 16:00.

Vetëm kandidatët të cilët hyjnë në rrethin e ngushtë do të ftohen për procedura të mëtutjeshme

Shikime 282
Kategoria Banka
Skadon 16/05/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Malishevë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management