Komuna e Prizrenit
Vende të lira të punës (2)
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi 3 i Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 4 paragrafi 3 dhe neni 22 paragrafi 3 i Rregullores Nr.02/2010, për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Komuna e Prizrenit, zgjatë afatin edhe për 7 ditë kalendarike për këtë:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Inspektorate

1. Titulli i pozitës së punës: Inspektor i ndërtimit – INS/050
Niveli profesional: 3
Grada e vendit të punës: 8
Koeficienti: 7
Pozita: Karrierës
Numri i Ekzekutuesve : 1 (një)
Qëllimi i vendit të punës:
Brenda fushës specifike të ndërtimtarisë, kryen detyra profesionale dhe ofron shërbime në nivel eksperti që kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të njësisë organizative duke punuar nën mbikëqyrjen e kufizuar.

Detyrat kryesore:

  • Inspektori i ndërtimtarisë bënë mbikëqyrjen në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve tjera që kanë të bëjnë me ndërtimet (projektet e ndërtimit, planet), etj.
  • Mbikëqyrë standardet e ndërtimit dhe të produkteve ndërtimore si dhe konstruksionet që vihen në përdorim gjatë ndërtimit.
  • Kontrollon dokumentacionin tekniko-investues, kryerjen e punëve ndërtimore, a kryhen këto punë në përputhje me dokumentacionin teknik-investues në bazë të cilit është dhënë leja e ndërtimit.
  • Inspekton librat e punimeve, kujdeset për kontrollin e materialit ndërtimor, instalimet ndërtimore dhe kualitetet teknike.
  • Prania e të metave gjatë punimeve apo mos përmbajtja e rregullave të ndërtimit e obligon inspektorin e ndërtimtarisë që ta urdhërojë kryesin e punimeve që t’i evitojë të metat e theksuara duke i ndaluar punimet që të vazhdojnë më tej.
  • Përcjellë secilin rast veç e veç duke përgatitur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurës administrative me përpilimin e procesverbalit e deri në Vendimin për rrënim të detyrueshëm nëse paraqitet nevoja.Kryen edhe punë të tjera nga fusha e ndërtimtarisë.
  • Jep mendime profesionale për ndërtim, këshilla, sugjerime dhe udhëzime.

 

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë nga fusha e ndërtimtarisë,
  • Të ketë qasje konstruktive dhe kreative në zgjidhjen e problemeve të paraqitura gjatë realizimit të detyrave të punës duke marrë iniciativa të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme,
  • Aftësi komunikuese, negociuese për zgjidhje të problemeve,
  • Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës, analizë të gjendjes dhe propozime
    për realizim të detyrave,
  • Aftësi për të bashkëpunuar me grupe punuese,
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve (Word, Excel, Power Point, Access),

Kushtet:

  • Diplomë universitare (Fakulteti i Ndërtimtarisë ose i Arkitekturës)
  • Së paku 3 vite përvojë pune profesionale


Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

2. Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për Politika Rinore – KRS/160
Numri i Ekzekutuesve: 1 (një)
Kategoria Funksionale: Niveli profesional 3
Grada e vendit të punës: 8
Koeficienti: 7.5
Lloji i pozitës: Jo Karrierës
Kohëzgjatja: 2 vjet

Qëllimi i vendit të punës:

Zbaton strategjinë e gjithëmbarshme dhe planin gjithëpërfshirës në segmentin e Rinisë, në nivel të Komunës.

Detyrat kryesore:

  • Kryen punën e përgjithshme të sektorit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Bashkëpunon me organizatat rinore lokale dhe me nivelin qendror në realizimin e politikave rinore;
  • Organizon punën në realizimin e manifestimeve rinore, shënimin e datave të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare;
  • Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Prezanton nevojat për investime kapitale në rehabilitimin dhe ngritjen e infrastrukturës kulturore dhe koordinon punën në realizimin e projekteve;
  • Harton planin sektorial për mbështetje të aktiviteteve rinore të kuadër të sektorit;
  • Inkurajon dhe mbështet aktivitetet e subjekteve rinore dhe bashkëvepron me subjekte dhe institucione tjera në zhvillimin e aktiviteteve rinore;
  • Kryen edhe detyra tjera të kërkuara kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e rinisë;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse që i ndihmon procesit të punës;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi kompjuterike të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet:

Diplomë universitare të fakultetit juridik, ekonomik, filozofik, filologjik, informatik, edukimit, i arteve dhe administratë publike, si dhe minimum 3 vite përvojë pune;

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e vërtetuar e diplomës (Formati A4); 
  • Vërtetim mbi përvojën e punës; 
  • Dy rekomandime; 
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikata të ndryshme.

Për shkak të mos aplikimit të një numri të balancuar të aplikacioneve nga aspekti etnik, konkursi zgjatet edhe për 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 21.03.2019 deri më datën 27.03.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në http://kk.rks- gov.net/prizren/Shpalljet/Konkurset.aspx, dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë
-Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.
VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 /200 44715 prej orës 08:00 – 16:00.
Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen me shkrim (e-mail ) në rast të mos konfirmimit të kandidatit në e-mail do të njoftohet me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit, në rast të mossjelljes të dokumentacionit origjinal intervistues, kandidatët nuk do të mund të vazhdojnë në hapat e mëtejmë të procedurave të rekrutimit.
Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Zyra e Personelit

 

TAGS: Komuna e Prizrenit PrizrenKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 920
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC