Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Brendi i mirënjohur Italian TERRANOVA, me mbi 567 dyqane, në 42 shtete të botës, kërkon Depoist të brendshëm.

Nëse jeni entuziast dhe të motivuar për të punuar, për të iu bashkëngjitur ekipitin tonë profesional, inkurajoheni të aplikoni për pozitën:

Lokacioni: Terranova Prizren

DEPOIST I BRENDSHËM

Përshkrimi i detyrave të punës:

  • Bënë pranimin e mallit nga depo qëndrore, përkatësisht ngarkon-shkarkon mallin sipas udhëzimeve të brendit;
  • Mallin e pranuar/shkarkuar, e kontrollon nga sasia, cilësia, dëmtimi i mallit dhe informon Menaxherin në rast të ndonjë parregullësie;
  • Skenon barkodet e produkteve dhe i teston a janë në sistem, nëse nuk janë, është i obliguar të njoftojë menaxhmentin që të bëhen përmirësimet e duhura dhe të mos e pranojë atë mall, në të kundërtën jep përgjegjësi për pranim;
  • Përgjegjës për strukturimin dhe kategorizimin e mallit në depo sipas standardeve të përcaktuara, njëkohësisht i përmbahet rregullores së sigurisë në depo;
  • Pas pranimit të mallit bënë seleksionimin e mallit për ekspozim në dyqan dhe mallit që do të vendoset në depo;
  • Bënë përgatitjen e mallit për ekspozim në dyqan , skenohet në sistem, vendosen alarmi, çmimi, deklaracioni, etj., në rast nevoje në sasi të mëdha të mallit ndihmohet nga punëtorët;
  • Vendos mallin në hapësirat/raftet e duhura në depo sipas specifikave të mallit, në mënyrë fizike apo makineri adekuate;
  • Mbanë dhe jep përgjegjësi për mallin e pranuar në depo dhe mallin e liruar/shkarkuar nga depo (malli që dërgohet në dyqan)

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë e shkollë së mesme, preferohet diplomë universitare;
  • Njohuri të gjuhës angleze, MS Office, njohuri në programe të shitjes;
  • Shkathtësi numerike, shkathtësi komunikuese, energjik dhe pro aktiv;
  • Aftësi fizike;
  • Shkathtësi të punës në grup;
  • I kujdesshëm ndaj detajeve.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgoni CV me fotografi dhe dokumente mbështetëse në e-mail adresën: hr@bucajretail.com deri më datë 20/05/2022.

JU LUTEMI CEKENI NË TITULL POZITËN PËR TË CILËN APLIKONI

Shikime 643
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 20/05/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management