KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS
Institucioni Arsimor Privat, Gjimnazi Cambridge – njësia në Prishtinë, i licencuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë me numër licence 4452/02-1, bazuar në Ligjin Nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar, Ligjin nr. 03/L-212 i Punës dhe Statutin e Shkollës, shpallë konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës (për vitin shkollor 2022/2023), si vijon:
- Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë shqipe...................(1)
- Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë angleze.................(1)
- Mësimdhënës/e për lëndën Gjuhë gjermane............(1)
- Mësimdhënës/e për lëndën Matematikë......................(1)
- Mësimdhënës/e për lëndën Biologji................................(1)
- Mësimdhënës/e për lëndën Fizikë.....................................(1)
- Mësimdhënës/e për lëndën Kimi.......................................(1)
- Mësimdhënës/e për lëndën Histori...................................(1)
- Mësimdhënës/e për lëndën Gjeografi............................(1)
- Kushtet dhe kriteret
- Niveli master arsimor Fakulteti i Edukimit ( 300 ECTS);
- Sistemi katërvjeçar;
- Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).
Shënim me rëndësi: Për lëndët shkencore: Matematikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, kërkohet njohja e rrjedhëshme e gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.
- Kualifikime tjera:
- Trajnime dhe certifikime sipas standardeve;
- Njohuri adekuate kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Njohja e gjuhës angleze është përparësi
- Shkallë të lartë të vetëiniciativës;
- Mënyra e aplikimit
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e kërkuara në info@kcg-ks.com;
- CV-në;
- Diplomën universitare;
- Trajnime dhe certifikime;
- Dokument identifikimi;
- Dokumente tjera përcjellëse.
- Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet bazuar në kualifikimet formale adekuate:
- Numri i kredive ECTS;
- Nota mesatare gjatë studimeve ;
- Përvoja e punës në arsim (vite);
- Numri i trajnimeve relevante të akredituara nga MASHT
- Shënim:
Aplikimet kanë filluar dhe konkursi mbetet i hapur deri më datë 14.05.2022
info@kcg-ks.com
www.kcg-ks.com
+383 48 153 153
Zona Ekonomike, pn. Konjuh,
14000 Lipjan