Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Menaxher Operacional

Albi Online
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!


“Albi Online” me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.

Andaj, si rezultat i zgjërimit të aktivitetit afarist, “Albi Online” kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Menaxher Operacional ( 1 vend pune )

Lokacioni: Albi Mall - Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Menaxhimi i procesit të porosive nga fillimi deri në fund
  • Menaxhimi & mirëmbajtja e depos dhe produkteve
  • Trajtimi i kthimeve dhe ndrrimeve
  • Raportime javore rreth proceseve të logjistikës dhe proceseve të përgjithshme operacionale
  • Menaxhimi i proceseve logjistike me partnerët e jashtëm
  • Planifikim rreth proceseve të reja të depos
  • Menaxhimi i procesit të paketimeve dhe mjeteve të tjera që kanë të bëjnë me depo.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Të ketë përvojë pune në lëmin përkatëse
  • Shkathtësi të shkëlqyshme komunikimi, kuptimi i nevojave të klientit
  • Aftësi të mira në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
  • Të jetë energjik, aftësi të punës nën stres
  • Njohja e gjuhës angleze.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjera shoqëruese duke përmendur lokacionin dhe pozicionin për të cilin aplikonin në adresën e e-mail-it: hr@albicenter.com.

Afati i fundit për aplikim është deri me datë 20.05.2022.

Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shikime 1,861
Kategoria Menaxhment
Skadon 20/05/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management