Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Liferues (8), Vozitës I Kategorisë C (2), Monitorues i Logjistikës

Korporata Rugove
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapur në zyrën qendrore të Ujë Rugove në Shkabaj, Prishtinë, si dhe pozitën e hapur në depo në Pejë. Pozitat e hapura janë:

LIFERUES (x8) - PRISHTINË

VOZITËS KAT. C (x2) - PEJË

MONITORUES I LOGJISTIKËS - PRISHTINË

1.  Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Liferues:

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
  • Paga bruto është 446.80€ dhe me kontratë të rregullt pune.

2.  Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Vozitës me kategori C:

  • Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
  • Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
  • Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
  • Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

3.  Disa nga përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Monitorues i logjistikës:

  • Bën monitorimin e GPS (përcjelljen e routave, pauzave, ndalesave e të ngjashme);
  • Raporton me e-mail për parregullsitë gjatë monitorimit të GPS-ave;
  • Monitoron përmes sistemit të GPS të gjitha automjetet e korporatës;
  • Krijon dhe përgatit raporte të rregullta të punës;
  • Ndihmon udhëheqësin e parkut vozitës në kryerjen e përgjegjësive dhe detyrave të tij të punës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitat e kërkuara në këtë konkurs.
  • Patent shofer kategoria B.
  • Për Vozitës edhe patent shofer kategoria C.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
  • Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.

Çka ofron Korporata RUGOVE:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
  • Ambient profesional dhe motivues.
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
  • Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Si të aplikohet:

Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 20 maj 2022, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Shikime 1,923
Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 20/05/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Pejë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management