Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne Portal
Thirrje për aplikim
EdGuard në koordinim me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) hap thirrje për aplikim në trajnimet certifikuese për:
- Ekspert për vlerësim të jashtëm për akreditim të Institucioneve për zbatimin e të Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP-së);
- Trajner të trajnerëve të praktikuesve të Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP);
Përshkrimi
Projekti “European Union Support to Vocational Education and Training (VET), Professional Requalification and occupation (ESVET PRO)” financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe implementohet nga Luxembourg Agency for Development and Cooperation (LuxDev). Fokusi parësor i projektit është përmirësimi i strukturës dhe përformancës së sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) dhe ofrimit të AAP-së në Kosovë, si dhe promovimi i arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësor dhe mësimit gjatë gjithë jetës për të gjithë, në përputhje me Objektivin e Zhvillimit të Qëndrueshëm 4 (SDG4).
Një nga objektivat kryesore të projektit është krijimi i parakushteve për ofrimin e Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP) në nivel vendi duke e bërë atë funksional në sektorët/ profesionet më të kërkuara ekonomike si një formë e rritjes së punësimit dhe mundësive të mësimit gjatë gjithë jetës për të rriturit.
Përgjatë projektit, mbështetje e konsiderueshme do t’u ofrohet institucioneve relevante me qëllim të krijimit dhe zbatimit të një sistemi efektiv të Njohjes së Mësimit Paraprak (NjMP). Komponentë e rëndësishme e kësaj mbështetje është ngritja e kapaciteteve të hisedarëve të përfshirë në proces. Si rrjedhojë, ndër të tjera projekti do të mbështesë AKK-në në procesin e
Qëllimi i thirrjes
Qëllimi i kësaj thirrje është rekrutimi i kandidatëve për përfitim nga programi i ngritjes së kapaciteteve për:
Kriteret për aplikim
Për të qenë pjesë e programit certifikues “Ekspert për vlerësim të jashtëm për akreditim të Institucioneve për zbatim të NjMP-së”, individët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret:
1.1. Të kenë kualifikim profesional të profileve përkatëse;
1.2. Të kenë përvojë profesionale së paku dhjetë (10) vite në fusha përkatëse në të cilat pritet të zbatohet NjMP (si p.sh.: instalues elektrik, saldim, ndërtimtari, administrim biznesi, kontabilitet, parukeri, rrobaqepësi etj.);
1.3. Të kenë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në arsim, menaxhim apo të ngjashme;
1.4. Të kenë njohuri për metodologji dhe për politikat për NjMP-në;
1.5.Të kenë njohuri për zhvillimet e kualifikimeve profesionale dhe të tregut të punës;
1.6. Të kenë njohuri të teknologjisë informative;
1.7. E dëshirueshme të kenë njohuri të gjuhës angleze.
Për të qenë pjesë e programit certifikues “Trajner për praktikuesit e NjMP-së” individët e interesuar duhet të plotësojnë këto kritere:
2.1. Të kenë kualifikim profesional, së paku nivelin Bachelor të shkollimit universitar;
2.2. Të kenë përvoje pune në ngritje të kapaciteteve dhe ofrim të trajnimeve (si trajner, instruktor) në fusha relevante;
2.3. Të kenë interes të shprehur për ngritje profesionale të kapaciteteve për ofrim të trajnimeve për zbatuesit e NjMP-së (vlerësuesit, koordinatorët, mentorët);
2.4.Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi;
2.5. Të jetë i/e gatshëm/me për t’u angazhuar si trajner për zbatuesit e NjMP-së sipas nevojave të AKK-së pas certifikimit;
Si të aplikohet?
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të dërgojnë (1) CV-në dhe (2) një letër motivuese në email adresën shoxha@edguard.org, dhe duke mbajt ne kopje (CC) info.akk@rks-gov.net, jo më vonë se 15/05/2022 në ora 17:00.
Për çfarëdo pyetje apo informate shtesë rreth thirrjes dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni përmes email adresës shoxha@edguard.org ose në numrin e telefonit (+383) 38 77 88 90.
Ky aktivitet është pjesë e projektit European Union Support to Vocational Education and Training (VET), Professional Requalification and occupation (ESVET PRO), i zbatuar nga LuxDev dhe pëkrahur nga Bashkimi Evropian.
Procedurat e përzgjedhjes
Aplikacionet e marra nga kandidatëve do t’i nënshtrohen procedurës së hollësishme të vlerësimit. Një grup vlerësues i përbërë nga përfaqesues të projektit bashkë me përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve varësisht nga përmbushja e kritereve të paracaktuara përmes thirrjes. Kandidatët të cilët kanë përmbushur kriteret do të informohen me kohë mbi përzgjedhjen dhe hapat e mëtejmë.