Ministria e Zhvillimit Rajonal
Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e ZhvillimitRajonal

MinistarstvozaRegionalniRazvoj

Ministry of Regional Development

Prishtinë, 21 Mars 2019

 

Në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil Ministria e Zhvillimit Rajonal shpall:

 

KONKURS

Emri i Institucionit:

Ministria e Zhvillimit Rajonal

 

Njësia Organizative:

 

Titulli i punës:

Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik

Numri i referencës:

IN/010

Niveli i pagës:

Koeficienti (9)

Raporton te:

Sekretari i Përgjithshëm

Lloji i kontratës:

Akt emrim

Kohëzgjatja e kontratës:

I/E  karrierës

Orari i punës:

I plotë /40 orë në javë

Numri i zyrtarëve:

Një (1)

Vendi:

Prishtinë/Objekti i MZHR-së Pejton – Rr.Perandori Justinian Nr.116

 

Qëllimi i vendit të punës:

Zhvillimi dhe shpërndarja e komunikimeve për të informuar qytetarët, institucionet dhe komunitetin e biznesit  për politikat, shërbimet dhe arritjet ministrisë , për të rritur dhe mbrojtur reputacionin e ministrisë dhe kontribuar  në rritjen e nivelit të komunikimit dhe informimit për qytetarët dhe komunitetin e biznesit

Detyrat kryesore:

  • Udhëheq Divizionin e Komunikimit Publik dhe cakton objektivat si dhe zhvillon plani e punës për përmbushjen e këtyre objektivave; 15%
  • Menaxhon stafin e divizionit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore; 15%
  • Siguron hartimin dhe zbatimin e planit të komunikimit për të informuar qytetarët, institucionet dhe komunitetin e biznesit për politikat, arritjet  dhe aktivitetet e Ministrisë dhe siguron redaktimin dhe përditësimin e tyre;15%
  • Harton kalendarin e mbulimit medial të aktiviteteve të ministrit dhe të ministrisë, dhe  i harmonizon me kalendarin e mbulimit medial në nivel qeveritar si dhe komunikon me media;15%
  • Siguron aplikimin e standardeve të komunikimit publik, nëpërmjet trajnimit dhe avancimit, me qëllim që funksionet e zyrës të ushtrohen në mënyrën më efektive dhe efikase;15%
  • Zëvendëson zëdhënësin e ministrisë në mungesë të tij dhe bashkëpunon me zyrën për informim të ZKM-së për të siguruar që politikat dhe arritjet e Ministrisë të prezantohen në kuadër të njoftimeve të Qeverisë;10%
  • Siguron hartimin dhe zhvillimin e politikave të fjalimeve dhe opinioneve për të gjitha temat e rëndësishme lidhur me aktivitet dhe shërbimet e ministrisë; 10%
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me  standardet  e kërkuara; 5%. 

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diploma universitare, fakulteti i gazetarisë, komunikim masiv ose në ndonjë fushë të përafërt ,
  • 5 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvojë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit publik ;
  • Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;
  • Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
  • Fleksibilitet ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet)

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet  në bazë të  Ligjit Nr. 03/L-149,  për Shërbimin Civil  të Republikës së Kosovës dhe  Rregullores Nr.02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Procedurat e konkurrimit:

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Zhvillimit Rajonal - Divizioni për Burime Njerëzore, Ndërtesa e MZHR-së në Lagjen Pejton Rr. Perandori Justinian Nr. 116, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen zyrtare të MZHR-së. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh;aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin arsimor, letërnjoftimin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.MZHR-ja mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e publikimit.21.03.2019 deri 04.04.2019

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore.

Tel. 038 20064510, prej orës 8:00 – 16:00.

www.mzhr.rks-gov.net

 

TAGS:Ministria e Zhvillimit Rajonal PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 574
Kategoria Të tjera
Skadon 19 ditë
Orari
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US