Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Inspektor për Energji Termike dhe Inspektor për Energji Elektrike
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria
Vlada-Government
Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Ministarstvo Ekonomskog Razvoja-Ministry of Economic Development
Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme /Departman za Finansije i
Opšte Usluge /Department of Finance and General Services


Ministria e Zhvillimit Ekonomik duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës bënë:


SHPALLJEN E REKRUTIMIT


Inspektorati i Energjisë
Numri i Konkursit: APF0004925
Vendi i punës: Inspektor për Energji Termike - INS/270
Koeficienti : 8.00
Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Inspektoratit te Energjisë


Detyrat dhe përgjegjësitë:

 Kryen inspektimin e zbatimit të dispozitave ligjore dhe akteve ligjore në lëmine e energjisë termike;
 Urdhëron heqjen e parregullsive të vërejtura dhe caktimin e afatit për eliminimin e tyre;
 Ka autorizim të ndaloj ndërtimin e objektit në qoftë se nuk është marrë leja për ndërtim;
 Të urdhëroj pezullimin e ndërtimit të mëtejshëm, gjegjësisht ndërprerjen e furnizimit me energji termike, apo shfrytëzimin e energjisë termike, nëse këto objekte nuk janë ndërtuar, nuk përdoren ose nuk mbahen në përputhje me dokumentet e miratuara ose certifikuara më rregulloret e veçanta teknike ose të tjera dhe për shkak të këtyre paraqitet një kërcenim i menjëhershëm për stabilitetin dhe sigurinë e objekteve energjetike, shëndetin apo jetën dhe sigurinë e trafikut ose ndërtesave ngjitur më këto objekte;
 Mbikëqyrë ndërtimin, projektimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve për
 Merr pjesë në adoptimin dhe përshtatjen e standardeve relevante vendore me ato ndërkombëtare në lëmin e energjisë termike;
 Harton planin e punës dhe sipas nevojës kryen punë të tjera administrative;
 Me të dhënat e mbledhura nga tereni formon bazën e shënimeve të pajisjeve për prodhimin e energjisë termike;

Kualifikimi i nevojshëm:

- Diplomë Universiteti në lëmin përkatëse – Inxhinier i diplomuar i Makinerisë.
- Përvoja e punës së paku 3 vite në profesion .
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur;
- Njohuria me Direktivat dhe Rregulloret e BE-së në lëmin e shkencave teknike, ambientit dhe sigurisë në punë;
- Aftësi për punë me kompjuter OS MS Windows, MS Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook);
- Aftësia të punon në nivelim më të lartë të konfidencialitetit dhe transparencës;

 

Karakteristikat e pazakonta të mjedisit të punës:

- Puna në teren gjatë vizitave inspektuese
- Rreziqet me rastin e pjesëmarrjes në shqyrtimin e kaldajave dhe tubacioneve për shkak të shfryrjeve që mund të shkaktohen.
- Rreziqet që mund të shkaktohen nga lartësia, nxehtësia dhe pluhuri me rastin e
inspektimit të kaldajave të gjenerimit të energjisë ngrohëse.
- Rrezikshmëria për jetë është sidomos me rastin e inspektimit të brendshëm të kaldajave

 

Numri i Konkursit: APF0004926
Vendi i punës: Inspektor për Energji Elektrike - INS/260
Koeficienti : 8.00
Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar
Mbikëqyrësi: Udhëheqësi i Inspektoratit te Energjisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Kryen inspektimet e pajisjeve elektro-energjetike në teren në mënyrë profesionale dhe të pavarur dhe bënë vlerësime në situata komplekse siç janë incidentet dhe aksidentet;
- Harton raportet e mbikëqyrjes inspektuese nga tereni duke dhënë rekomandime dhe vërejtje për eliminimin e mangësive ;
- Propozon për masat ligjore administrative sipas nevojës;
- Merr pjesë në shqyrtimet e pajisjeve dhe stabilimenteve elektro-energjetike duke kontribuar me njohuri të tij profesionale;
- Mbikëqyrë ndërtimin, projektimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve elektroenergjetike duke ofruar këshilla profesionale;
- Merr pjesë në adoptimin dhe përshtatjen e standardeve relevante vendore me ato ndërkombëtare në lëmin e energjisë elektrike;
- Harton planin e punës për sektorin e energjisë elektrike dhe sipas nevojës kryen punë të tjera administrative ;
- Me të dhënat e mbledhura nga tereni formon bazën e shënimeve të pajisjeve energjetike;

 

Kualifikimi i nevojshëm:

- Diplomë Universiteti - Inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës-dega energjetika.
- Përvoja së paku 3 vjet .
- Aftësi komunikuese dhe organizative, si ndërtimi dhe përkrahja e punës në ekipe, motivimi dhe promovimi i metodave bashkëkohore të punës;
- Aftësi për të ndërmarr iniciativa dhe të punoj në mënyrë të pavarur;
- Njohuria me Direktivat dhe Rregulloret e BE-së në lëmin e shkencave teknike, ambientit dhe sigurisë në punë;
- Aftësi për punë me kompjuter OS MS Windows, MS Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook);
- Aftësia të punon në nivelim më të lartë të konfidencialitetit dhe transparencës

Karakteristikat e pazakonta të mjedisit të punës:

- Puna në teren gjatë vizitave inspektuese
- Rreziqet me rastin e pjesëmarrje në shqyrtimit të pajisjeve elektro-energjetike nga tensioni i energjisë elektrike.
- Rrezikshmëria për jetë është sidomos me rastin e inspektimit të brendshëm të trafo stacioneve të tensionit 400 KV; 220 KV; 110 KV etj.
- Rreziqet me rastin e inspektimit të avarive në stabilimentet elektron-energjetike

Procedura e konkurrimit

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (Sheshi Nëna Terezë, Toskanë, Prishtinë) Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen http://mzhe.rks-gov.net.
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kërkesat dorëzohen në Zyrën e Arkivës, kati I-rë, ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ose me postë. Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.
Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.
Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese një (1) vjeçare.
Afati i konkurrimit është prej datës 21 /03/2019 deri me date 04/04/ 2019, deri në orën 16:00.
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në shtypin ditor.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 21524.

 

TAGS:Ministria e Zhvillimit Ekonomik , PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 605
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC