Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

Punë Praktike me Pagesë - Staf Teknik për Sisteme të Sigurisë (8)

Delta Security
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

PUNË PRAKTIKE ME KUSHTE TË MIRA TË PUNËS DHE PAGESË

“MUNDËSI E ARTË PËR AVANCIMIN TUAJ PROFESIONAL”

DELTA SECURITY - Kompani Profesionale e cila ofron shërbime të sigurisë në Republikën e Kosovës që nga viti 2006,

OFRON PUNË PRAKTIKE PËR:

Pozita:   STAF TEKNIK (PRAKTIKANT) PËR SISTEME TË SIGURISË
Vende të lira pune:      8 POZITA
Vendi i Punës:              PRISHTINË

PËRSHKRIMI I DETYRAVE:

  • Instalim, servisim dhe mirëmbajtje të Sistemeve të Sigurisë, (Sistemit të alarmit dhe kamerave).

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E PËRGJITHSHME QË KËRKOHEN NGA KANDIDATËT:

  • Të ketë njohuri bazike për sisteme elektronike;
  • Te kenë te përfunduar minimalisht shkollën e mesme;
  • Të posedojnë patent shofer, kategoria B;
  • Mos të jetë të dënuar apo ndjekur penalisht.

KUSHTET E PUNËS:

  • Punë praktike me pagesë,
  • Kushte të mira të punës;
  • Mundësi punësimi me kontratë afatgjate;
  • Trajnim dhe certifikim profesional për instalim dhe servisim të sistemeve të sigurisë;
  • Mundësi avansimi profesional dhe në karrierë.

KANDIDATËT E INTERESUAR MUND TË APLIKOJNË:

  1. Fizikisht në zyrën qendrore të Delta Security sh.p.k., në adresën: rr. Enver Maloku nr.108/1, Bregu i Diellit (ngjitur me objektin furra qerimi 1), kati 4, Prishtinë, apo
  2. Përmes postes elektronike, duke dërguar CV-në në e-mail adresën: apliko@deltasecurity.biz

Afati për aplikim mbetet i hapur deri më 19.05.2022, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 17:00!

Ju mirëpresim!

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management