Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.
AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:
- Monter për klima dhe pajisje tjera të teknikës së bardhë (5 pozita)
Detyrat dhe përgjegjsitë:
- Të bëjë riparimin apo montimin e produkteve në terren dhe në qendër të servisit;
- Të bëjë kontrollimin e pajisjes për të ardhur deri tek diagnostifikimi;
- Të riparoj apo zëvendësoj pjesët jo operative;
- Tu jap udhëzime konsumatorëve rreth përdorimit të pajisjeve;
- Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar shkollimin apo ndonjë trajnim relevant;
- Për serviser të teknikës së bardhë preferohet të këtë eksperiencë pune në fushën e teknikës së bardhë;
- Të këtë njohuri teknike të pajisjeve të teknikës së bardhë si: lavatriqe, enëlarëse, shporet elektrik / furrë, frigorifer / friz, thithëse elektrike etj.;
- Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj nën presion;
- Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B);
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese me klientët.
Ne ofrojmë:
- Orar fleksibil të punës,
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar,
- Mundësi reale të zhvillimit profesional,
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të reja të zhvillimit, dhe
- Pagë konkurruese.
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com
Afati për aplikim deri me datë: 18.05.2022
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.