Ministria e Zhvillimit Rajonal
Nëpunës teknik i mirëmbajtjes dhe higjienës
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Ministria e Zhvillimit Rajonal

Prishtinë, 13 Mars 2019

Bazuar në nenin 12 (paragrafi 4) të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së
Kosovës, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta, bënë:

Shpallje të Konkursit
për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

Emri i Institucionit: Ministria e Zhvillimit Rajonal
Njësia Organizative: Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme
Titulli i punës: Nëpunës teknik i mirëmbajtjes dhe higjienës
Numri i referencës:
Niveli i pagës: Koeficienti (6)
Raporton te: Drejtori i Departamentit
Lloji i kontratës: Marrëveshje për shërbime të veçanta
Kohëzgjatja e kontratës: Tre (3) muaj
Orari i punës: I plotë /40 orë në javë
Numri i zyrtarëve: Një (1)
Vendi: Rr. Perandori Justinian Nr. 116

Nëpunës teknik i mirëmbajtjes dhe higjienës:

Për angazhimin dhe punët e kryera, nëpunësi teknik i mirëmbajtjes dhe higjienës harton raport mujor me shkrim për Drejtorin e Departamentit për Financa dhe Shërbime të Përgjithshme dhe Sekretarin e Përgjithshëm të MZHR-së.

Detyrat kryesore janë:
• Ndihmon stafin profesional dhe drejtues në një numër të detyrave teknike administrative, kryen të gjitha punët me kohë dhe në mënyrë të saktë;
• Mirëmbajtjen dhe pastrimin e një sipërfaqe prej rreth 798.28 m2 (bruto), të ndarë në 3 kate dhe në vete ka edhe pesë (5) tualete.
• Mirëmbajtjen dhe pastrimin e sipërfaqeve: Dyshemetë, shkallet, korridoret, hapësirat tjera të jashtme dhe të brendshme, dyert, dritaret, tavolinat, sportelet, kompjuterët, ekranet, etj
• Kryen dhe detyra tjera siç kërkohen nga Drejtori i Departamentit.

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, përvojat si dhe aftësitë dhe shkathtësitë tjera
që kërkohen për ketë vend të punës)
• Aftësinë për të kuptuar udhëzimet e thjeshta me gojë dhe me shkrim;
• Aftësi komunikatave, i/e vetëpërmbajtur dhe të jetë i aftë që të menaxhoj me kohën dhe punët;
• Shkollim fillor apo i mesëm, përvoja e punës e preferueshme.

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore që e rregullojnë rekrutimin:
Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 (paragrafi 4) të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës. Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Procedurat e konkurrimit:
Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm.

Paraqitja e kërkesave:
Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Ministria e Zhvillimit Rajonal – Divizioni për Burime Njerëzore, Ndërtesa e MZHR-së në Lagjen Pejton Rr. Perandori Justinian Nr. 116, Prishtinë, ose mund të shkarkohen në ueb-faqen zyrtare të MZHR-së. Konkursi mbetet i hapur 5 ditë kalendarike, nga dita e publikimit. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.
Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin arsimor, letërnjoftimin dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.
Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen! Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen. MZHR-ja mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore, nga të gjitha komunitetet.

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore.
Tel. 038 200 35 717 prej orës 8:00 – 16:00.

 

TAGS: Ministria e Zhvillimit RajonalPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 491
Kategoria Të tjera
Skadon 61 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US