Elsa Group
Faturiste - Shitëse ne Show Room (2)
Shpërndaje
	 	 

Elsa Group është një kompani udhëheqëse në fushën e përpunimit të granitit dhe mermerit në rajon. Elsa Enterprise Group është i vetmi në rajon për prerjen dhe përpunimin e të gjitha llojeve të granitit.  Kompania është themeluar në vitin 1991, në vitin 2007 kompania Elsa u riemërua në Grupin Elsa dhe u zgjerua në pasuri, aktivitete të rritura të biznesit dhe filloi prodhimin në tri lokacione: Fshati "Treboviq" Pejë, autostrada Pejë-Prishtinë e fshatit "Ramun" dhe fshati "Miradi" në Prishtinë, sot merret edhe me ndërtimin e ndërtesave të ulëta në të gjithë Kosovën dhe ndërtimin e lartë të kompleksit komercial-rezidencial "Fidanishte" në qytetin e Pejës.

Ne shpallim këtë konkurs për: 2  Faturiste - Shitëse ne Show Room

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Faturon të gjitha faturat e shitjes se mallit në sistem;
  • Pranon porositë e mallrave nga blerësit, nga punonjësit e kompanisë si dhe përmes emailave;
  • Barazon arkën në baza ditore;
  • Bën sistemim të faturave të shitjes sipas numrit rendor dhe grupit të faturave, si dhe  verifikon saktësine e plotësimit të tyre;
  • Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
  • Ndërlidhë porositë e aprovuara me fletëdërgesa për të krijuar dokumentin e liferimit të mallit.
  • Mirëmban faturat dhe dokumentet burimore në dosje, dhe sigurohet që ato të jenë të plota.
  • Regjistron faturat e kthimit të mallit, dhe zbritjet.
  • Promovim dhe shitje të Granitit, Mermerit dhe produkteve tjera te Kompanise,
  • Identifikimin e mundësive për shitje dhe gjetjen e klientëve të rinj
  • Përgatitje të propozimeve, zgjedhjeve dhe ofertave
  • Prezantim dhe negocim të ofertave
  • Mirëmbajtje të vazhdueshme të marrëdhënieve me klientë
  • Analizë te shitjeve dhe tregut

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare (Fakulteti Ekonomik)
  • Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në të njëjtin profil pune.
  • Provoja e punës në Shitje të qeramikës, Mermer apo Granit është përparësi.
  • Aftësi të shkëlqyer  komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip
  • Njohuri në përdorimin e kompjuteri
  • Të jetë i/e gatshme të punojë në presion, dhe me orar fleksibil.
  • Të njohë mbi mesatare gjuhen Angleze Përparësi edhe ndonjë gjuhe tjetër.
  • Aftësi kompjuterike të Microsoft office (excel, word dhe outlook)

Ju do të jeni pjesë e një mjedisi dinamik dhe të frekuentuar ku fokusi kryesor është shitja e Granitit, Mermerit, Onix-it etj. dhe njëkohësisht duke siguruar një shërbim të shkëlqyeshëm për klientët. 

Show Room-i ynë dhe zyre tona gjenden në Miradi e Epërme.

Të gjitha kandidatet e interesuara duhet t´i dorëzojnë CV-të e tyre në formë elektronike në e-mailin: info@elsagroup.com

Afati për aplikim: 24/03/2019

Vetëm Kandidatet e përzgjedhura do te kontaktohen

 

TAGS: Elsa GroupPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 979
Kategoria Shitje
Skadon 4 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US