Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë
Zyrtar për arsimin e komuniteteve (3 vende pune)
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr.03/ L -149, neni 12, paragrafi 4, Ministria e Arsimit,e Shkencës dhe e Teknologjisë bën:

Shpallje të konkursit për “Marrëveshje për shërbime të veçanta”

Institucioni: Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

Departamenti: Arsim Parauniversitar
Paga bruto: 423.85 €

Titulli i vendit të punës: Zyrtar për arsimin e komuniteteve (3 vende pune)

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj

Vendi i punës: Prishtinë Datë: 12.03.2019

Detyrat dhe përgjegjësit:

1. Zhvillimi i një bashkëpunimi me udhëheqësin e divizionit në politikën gjithëpërfshirëse të komniteteve tjera (pakicave), të ndihmojë për zbatimin e politikave të tilla;
2. Bashkëpunimi me agjencitë prirëse, autoritetet komunale të arsimit, dhe drejtorë të shkollave për vlerësimin e nevojave për arsim të komuniteteve;
3. Bashkëpunim i ngushtë me shërbimet e tjera në Ministrinë e Arsimit, që të vlerësohen nevojat e komunitetit për aftësimin e mësimdhënësve, zhvillimin e plan-programit të përbashkët, sigurimin e teksteve shkollore dhe transportimin e nxënësve në relacionin shtëpi-shkollë dhe anasjelltas;
4. Sigurimi i raporteve dhe analizës sa i përket çështjeve të nxënësve të gjitha komuniteteve dhe bashkëpunim me organet ndërqeveritare, OJQ-të dhe donatorët ndërkombëtarë;
5. Zhvillimi i programeve për çështjet e pakicave dhe vëzhgimi i efektshmërisë së programeve;
6. Kryen detyra tjera të caktuara nga udhëheqësi konform detyrave të punës.

Kualifikimet

Diploma universitare;
Njohja e punës me kompjuter, së paku njohja e Word-it, Excel-it dhe Power Point-it;
Të ketë aftësi për përgatitjen e informatave të ngjeshura, nëse është e nevojshme;
Njohja e gjuhës shqipe, angleze, serbe (të domosdoshme) ;
Përgatitja dhe zbatimi i politikës për çështje të arsimit të pakicave;
Njohja e punës rreth mbrojtjes së të drejtave për arsim të komuniteteve;
Të ketë shkathtësi për komunikim të mirë me të gjithë pa dallime etnie, gjuhe, feje, gjinie dhe race;
Të hartojë dhe të marrë pjesë në zbatimin e projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me arsimin e komuniteteve.
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të kenë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Data e mbylljes së konkursit: Konkursi mbetet i hapur 7 ditë kalendarike nga dita e publikimit në ueb faqen e MASHT-it dhe shtypin ditor. Data e mbylljes së konkursit 19.03.2019.

Kandidatët aplikacionin (formularin për konkurrim) mund ta tërheqin në web faqen e MASHT-it HYPERLINK “http://masht.rks-gov.net/” http://masht.rks-gov.net/, ose ta marrin në Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Adresa: Rr. “Agim Ramadani” nr. 1, në zyrën e arkivit ku edhe i dorëzojnë aplikacionet e plotësuara.

Aplikacionit duhet t’i bashkangjiten: Kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit të kualifikimit, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

 

TAGS: Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1166
Kategoria Administratë
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US