Agjencia e Statistikave të Kosovës
Staf mbështetës teknik
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Agjencia e Statistikave të Kosovës

Bazuar në nenin 8 pika 3.1, nenit 6 pika 5 dhe nenit 33 të Ligjit Nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, Udhëzimit Administrativ Nr.08/2012 për kushtet dhe Mënyrën e Ofrimit të të Dhënave të Fituara me Përpunime të Veçanta të Statistikave Zyrtare si dhe nenit 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077 Për Marrëdhëniet e Detyrimeve, Agjencia e Statistikave të Kosovës bënë:

Shpalljen e Konkursit Publik për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta
Emri i Institucionit Agjencia e Statistikave të Kosovës
Titulli i punës: Staf mbështetës teknik për Anketën mbi përdorimin e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit(TIK) 2019 si dhe Anketën mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës (SILC)
Numri i referencës: ASK-DSS-001
Tarifa e shërbimit: I negociuar
Raporton te: Njësia e standardit jetësor në ASK
Lloji i kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Veçanta–(MSHV)
Kohëzgjatja e kontratës: Deri në tre (3) muaj
Orari i punës: I plotë
Lokacioni dhe numri i stafit mbështetës teknik: ASK-1

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Asiston në shpërndarjen e materialit të nevojshëm për terren për Anketën TIK;
Angazhohet në monitorimin në terren për anketën TIK;
Asiston në përgatitjen e dokumenteve për realizimin e pagesave për anketuesit e TIK;
Përgatitë dokumentet për evaluim të anketuesve të SILC;
Asiston në organizimin e trajnimit për anketuesit e SILC;
Angazhohet në monitorimin në terren për anketën SILC;
Asiston në pastrimin e bazës së të dhënave për anketën TIK;

Përgatitja shkollore:

Fakulteti Ekonomik apo relevante;

Përvoja e punës:

Të paktën 1 vit përvojë pune në fushën e hulumtimeve, anketave apo analizave;

Kompetenca dhe aftësitë:
Aftësi dhe bashkëpunim shumë të mirë për të komunikuar;
Të jenë të gatshëm për punë ekipore;
Aftësi të orientimit në hapësirë (përdorimi i hartave në hapësirë për identifikimin e objekteve të banimit);
Aftësi kompjuterike, Word, Excel, internet etj;

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore (mbi 18 vjet) të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Konkursi është i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e publikimit në mjetet e informimit dhe në Web-faqen e ASK-së.

Paraqitja e kërkesave: Formularët për aplikim mund të merren në Arkivin e ASK-së, ose mund të shkarkohet nga web faqja e ASK-së në adresën http://ask.rks-gov.net/ Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Rr,”Zenel Salihu” nr.4 Prishtinë.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten: CV1, kopja e letërnjoftimit, dokumenti mbi vendbanimin, diploma e fakultetit dhe dëshmia për përvojë pune (të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje).
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen intervistës me gojë.
Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni në zyrën e personelit, në tel: 038- 200 31 149 apo 038-200 31 151 prej orës 08:00 – 16: 00.

1 Përfshirë: nr. i telefonit si dhe një adresë elektronike

 

TAGS: Agjencia e Statistikave te KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1127
Kategoria Të tjera
Skadon 60 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US