Down Syndrome Kosova

Mbikqyrës/e për Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm

Shpërndaje
	 	 

Konkurs

Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra e Shërbimeve në Prishtinë - në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:

Pozita e punës

Mbikqyrës/e për Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm

Departamenti

Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm

Vendi

Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Prishtinë

Data e fillimit

01.04.2019

Përshkrim i organizatës

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Kualifikimet akademike / Përvoja e punës

  • Diplomë të studimeve themelore në fushën e Psikologjisë apo Pedagogjisë së Edukimit Special;
  • Master (të jetë në përfundim të studimeve master) / përbën përparësi;
  • Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit tek fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë përvojë në implementimin e projekteve;
  • Të ketë aftësi të mira në punën grupore;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Të ketë informacion bazik mbi programet terapeutike aktuale në fushën e trajtimit psiko-social si dhe shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë njohuri mbi menaxhimin e personelit dhe/ose burimeve njerëzore;
  • Njohuri të gjuhës angelze;
  • Njohuri të paketës Microsoft Office;

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Të koordinojë dhe të jetë pjesë e procesit vlerësues të fëmijëve me sindromë Down, grupmosha 0-12 vjeç, të cilët marrin shërbime terapeutike në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Të vlerësoj ecurinë e zhvillimit psikologjik tek fëmjët me sindromë Down, në bashkëpunim të ngushtë me stafin në kuadër të PIEH & prindërit e fëmijës
  • Siguron që gjithë fëmijët e kyçur në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, në nivel lokal, të marrin shërbime terapeutike;
  • Të mbikqyrë punën e terapistëve nëpërmjet konsultave të vazhdueshme me terapistë, prindër;
  • Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
  • Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;
  • Të ndihmojë në implementimin e aktiviteteve në kuadër të projektit në të cilin është i/e kyçur;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar
  • Letër motivimi
  • Subjekti: Aplikim – Mbikqyrës/e për PIEH – DSK në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i aplikimit: 13.03.2019 – 20.03.2019

Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune

 

TAGS: Down Syndrome KosovaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1160
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC