Down Syndrome Kosova
Fizioterapeut/e (Intervenimi i Hershëm)
Shpërndaje
	 	 

Konkurs

Shoqata Down Syndrome Kosova - Qendra e Shërbimeve në Prishtinë - në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm, shpall konkurs për vend të lirë pune në pozitën e mëposhtme:

Pozita e punës

Fizioterapeut/e (Intervenimi i Hershëm)

Departamenti

Programi i Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm

Vendi

Shoqata Down Syndrome Kosova – Qendra Prishtinë

Data e fillimit

01.04.2019

Përshkrim i organizatës

Shoqata Down Syndrome Kosova është organizatë jo qeveritare, e themeluar në vitin 2007 nga prindërit e personave me sindromën Down. Misioni i Shoqatës Down Syndrome Kosova është: Promovimi, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave me sindromën Down në Kosovë, dhe familjarëve të tyre.

Kualifikimet / Përvoja e punës

  • Diplomë të studimeve themelore në fushën e Fizioterapisë;
  • Master (të jetë në përfundim të studimeve master) / përbën përparësi;
  • Të ketë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar, fokus fëmijët me sindromë Down;
  • Të ketë aftësi të mira në punën grupore;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi;
  • Njohuri të gjuhës angelze;

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Të vlerësoj performancën e zhvillimit fizik/motorik tek fëmijët me sindromë Down të cilët marrin shërbimin e fizioterapisë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Ofron shërbimin për terapi fizike për fëmijët me sindromë Down, si dhe këshillon dhe mbështet familjet e tyre për këtë shërbim, të cilët janë të kyçur në Programin e Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm me qëllim që praktika terapeutike të jetë pjesë e jetës së përditshme të fëmijës;
  • Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar;
  • Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm;
  • Të ndihmojë ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar 
  • Letër motivimi
  • Subjekti: Aplikim – Fizioterapist/e Qendra DSK Prishtinë - në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i aplikimit: 13.03.2019 – 20.03.2019

Të përzgjedhurit do të kontaktohen nëpërmjet e-mail dhe do t’i nënshtrohen fazës së I-rë të rekrutimit për të vazhduar më tutje.

Faza e I-rë: testim me shkrim
Faza e II-të: Intervistë pune

 

TAGS: Down Syndrome KosovaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 672
Kategoria Shëndetësi
Skadon 61 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US