Komuna e Rahovecit
Zyrtar/e për Arsimin e Mesëm të Ulët
Shpërndaje
	 	 

SHPALLJE E REKRUTIMIT

Institucioni/ Komuna e Rahovecit / kërkon të punësoj në  Drejtorinë për Arsim

Titulli i vendit të punës:

  • Zyrtar/e për Arsimin e Mesëm të Ulët - ( 1 pozitë)

Kategoria funksionale dhe grada e vendit të punës: P2-G9/ koeficienti i pagës 7.

Numri i referencës së vendit të punës: AR/520.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

[Shënoni saktësisht por me pak fjalë detyrat dhe përgjegjësitë kryesore]:

  • planifikimin e tё gjitha aktiviteteve qё kanë të bëjnë me zhvillimin e procesit arsimor nё institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët
  • identifikimin e nevojave tё institucioneve arsimore nё komunë
  • sigurimin e përfshirjes sё fëmijëve nё institucionet e arsimit
  • mbledhjen e tё dhënave pёr institucionet edukative të niveleve përkatëse
  • propozimin e masave tё ndryshme pёr avancimin e arsimit tё përgjithshëm, profesional dhe special nё komunë
  • bashkëpunimin me organet komunale dhe ZRA me qëllim tё kontrollit dhe vlerësimit tё institucioneve përkatëse tё arsimit
  • paraqet raporte punë mujore, periodike dhe vjetore
  • kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së eprorit që janë në pajtim me ligji

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Shënoni kushtet për pjesëmarrje në procesin e rekrutimit sipas ligjit për shërbimin civil

Kandidati përveç kushteve të lartë shënuar duhet ti plotëson edhe kushtet e përgjithshme të parapara sipas Ligjit mbi Shërbimin Civil nr.03/L-149, si dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës,të mos jenë nën hetime penale apo i dënuar për vepër penale.

Procedurat e konkurrimit:

Shënoni nëse procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues ose nëse është procedurë e brendshme vetëm për nëpunës civil ekzistues.

Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil ekzistues edhe për kandidatët e jashtëm .

Shënoni shkollimin që kërkohet realisht për këtë vend pune.

Përgatitja shkollore: Diplomë universitare-drejtimi pedagogji, psikologji, gjuhë dhe letërsi shqipe, histori, gjeografi, kimi, biologji, fizik.

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen.

  • [Përshkruaj aftësitë, përvojën dhe vetitë personale të cilat janë të kërkuara dhe të cilat munden me qenë të dëshiruara. Këto duhet të kenë lidhje me punën dhe të jenë objektive]:
  • njohuri në fushën e arsimit
  • njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme
  • shkathtësi në komunikim planifikim të punës koordinimi eventual i personelit në nivel administrativ
  • shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale
  • shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access)
  • minimum 2 vite përvojë pune

Dokumentet që kërkohen:

  • Diploma
  • CV-ja
  • Vërtetimi që nuk është nën hetime
  • Çertifikata e lindjes
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Dëshmi e përvojës së punës

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

[Shënoni një përshkrim të shkurtë të përzgjedhjes dhe të rregulloreve ekzistuese që rregullojnë rekrutimin. Kandidatët e sukseshëm do t'i nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.Përzgjedhja bëhet duke u bazuar në Ligjin e Shërbyesve Civil dhe Rregulloren e Rekrutimit nr 02/2010.

Kohëzgjatja e emërimit:

[Shënoni nëse emërimi është me kohë të caktuar ose me kohë të pacaktuar dhe periudhën e kohëzgjatjes]:

Në kohë të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit :

[Shënoni kohëzgjatjen e konkursit dhe datën e mbylljes].

Afati i Konkursit është 15 ditë nga data e shpalljes në mjetet e informimit publik. 

Paraqitja e kërkesave/Prijava zahteva-Podnošenje zahteva/

[Shënoni vendin ku dhe kur mund të merren formularët e aplikacionit si dhe vendin ku duhet të dorëzohen dhe adresa e plotë e institucionit pranues]

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyrën e pranimit në objektin e Komunës së Rahovecit Adresa:Rruga,,Xhelal Hajda-Toni" pn. Rahovec.

Kërkesat specifike:

[Shënoni nëse ka ndonjë kërkesë specifike shëndetësore ose fizike për kryerjen e detyrave të punës, përfshirë kërkesën për vlerësim mjekësor].

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Shënoni emri dhe mbiemri, numri i telefonit të personit i cili mund të kontaktohet në rast të ndonjë pyetjeje.

Ymret Reshiti, Udhëheqës i Personelit tel:044/203-914.

 

TAGS: Komuna e Rahovecit, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 206
Kategoria Edukim
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Rahovec
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US