Kreditimi Rural i Kosovës
Vende të lira të punës në Kreditimi Rural i Kosovës
Shpërndaje
	 	 

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK me mision të ofroje shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave si në vijim:

  • Një (1) Menaxher-e dege për degën në Klinë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë
  • Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Rahovec
  • Nje (1) Menaxher-e dege

 

Përgjegjësitë :

  • Menaxhon portfolion e deges dhe te gjitha punet lidhur me aktivitetin kreditor,
  • Menaxhon stafin e deges dhe definon prioritetet per punen e tyre ne perputheshmeri me procedurat e KRK-se,
  • Kontribon ne perpilimin e planeve strategjike te KRK-se.
  • Merr pjese ne mbledhjet e komitetit kreditor te deges si anetar,
  • Menaxhon aktivitetin e marketingut dhe promovimit te ofertes kreditore ne dege,
  • Analizon tregun ne te cilen operon dhe identifikon nevojat per produkte te reja kreditore,
  • Vlereson performancen e stafit te deges se bashku me pergjegjesit e tij dhe propozon trajnimet e nevojshme,
  • Kontrollon kualitetin e te dhenave lidhur me kredit e deges dhe respektimin e afateve per regjistrimin e kthimeve dhe shperndarjeve te kredive ne databaze,
  • Menaxhon punen ne dege qe ka te beje me para te gateshme duke respektuar procedurat dhe rregulloret e KRK per operim,
  • Kordinon punen ne mes te deges dhe zyres qendrore te KRK-se.
  • Menaxhon shpenzimet e funksionimit te deges ku punon,
  • Kontrollon dokumentet qe transmetohen nga stafi i deges ne Zyren Qendrore ne Prishtine,
  • Kontrollon kompletimin dhe sistemimin e dokumentacionit lidhur me kredit dhe dokumentacionin financiar lidhur me shperndarjen dhe kthimin e kredive,
  • Dhe detyra te tjera qe i caktohen nga menaxhmenti.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo kualifikim ekuivalente profesional (e preferueshme),
  • Përvojë pune ne menaxhim te deges apo pervoje relevante ne kredidhenie (psh. Analist kreditor, Zyrtar per kolektim, etj.)
  • Njohuri shume të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office dhe punen me baza te te dhenave,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

2) Dy (2) Analist-e Kreditor-e për degët ne Pejë dhe Rahovec

Përgjegjësitë :

  • Promovimi i ofertës kreditore,
  • Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,
  • Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,
  • Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,
  • Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj.(e preferueshme),
  • Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme),
  • Njohuri për kredi-dhënie dhe të jete i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,
  • Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,
  • Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,
  • Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),
  • Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 13.03.2019 deri me dt. 19.03.2019. Kandidatet e interesuar mund te aplikojne vetem duke plotesuar aplikacionin per poziten perkatese ne linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroje mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.

 

TAGS: Kreditimi Rural i Kosoves, PejeKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1093
Kategoria Banka
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US