Agjencia e Statistikave të Kosovës

Administrator i Lartë i TI-së për baza të të dhënave, Zyrtar i lartë i Regjistrit të Popullsisë

Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Qeveria – Vlada – Government

Zyra e Kryeministrit –Ured Premijera –Office of the Prime Minister

Agjencia e Statistikave të Kosovës – Agencija za Statistiku Kosova – Kosovo Agency of Statistics

Duke u bazuar ne Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë te Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 Procedurat e Rekrutimit ne Shërbimin Civil te Republikës se Kosovës , Agjencia e Statistikave të Kosovës shpallë:

KONKURS

Departamenti i Metodologjisë dhe TI-së një ( 1 ) pozitë të karrierës:

Titulli: Një (1) Administrator i Lartë i TI-së për baza të të dhënave

Numri i referencës : ASK-DMTI-se -001
Koeficienti : 8

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Instalimi, konfigurimi, dizajnimi i bazës së të dhënave, migrimi, monitorimi i performancës, siguria dhe zgjidhja e problemeve;
Përgjegjës për operacione, arkitekturë dhe mirëmbajtje të Bazave të të Dhënave (MS SQL, MySQL, PC-Axis dhe SDMX databasse) dhe Internet Application server për sistemet e ASK-së;
Zhvillon protokollet e automatizimit për ngarkimin e të dhënave statistikore dhe hapësinore duke përdorur modelimin e të dhënave dhe hartimin e atributeve dhe menaxhon rutinat e definuara të punës;
Zhvillon dhe krijon procedurat për bazën e të dhënave statistikore dhe integrimin e tyre në sistemin e PC-Axis dhe GIS-it dhe monitoron serverët dhe performancën e tyre.
Harton, dokumenton dhe ndërton arkitekturën dhe skemën e bazës së të dhënave;
Zhvillon dhe harton strategjinë e bazës së të dhënave, monitoron sistemet dhe kontribuon ne përmirësimin e performancës dhe kapacitetin e bazës së të dhënave, dhe planifikimin e kërkesave për zgjerim të ardhshëm.
Krijimi dhe mirëmbajtja e kopjeve rezerve (backup) dhe përgatit procedurat për restaurimin e tyre (skenarët për backup dhe restore);
Punët tjera shtesë të cilat kërkohen nga udhëheqësi i divizionit.

Kualifikimi : Diplomë Universitare në Shkenca kompjuterike ,
Përvoja e punës: Kandidati duhet ti ketë 3 vite përvojë pune profesionale në administrimin e bazës së të dhënave dhe programim;
Kompetenca dhe aftësitë:
Njohje e punës me programet: MS SQL Server, GIS, PC-Axis, SDMX, SPSS, STATA;
Njohuri mbi ndonjë nga gjuhet programuese: C#, VB .NET përparësi;
Çertifikata shtesë nga fushat e Teknologjisë Informative dhe programeve statistikore që ndërlidhen me vendin e punës përparësi;
Aftësi mira të njohjes së gjuhës angleze

Departamenti i Statistikave sociale një ( 1 ) pozitë e karrierës:
Titulli: Një (1) Zyrtar i lartë i Regjistrit të Popullsisë

Numri i referencës : ASK-DSS-002
Koeficienti : 8

Detyrat dhe përgjegjësitë:
Planifikimi i kapaciteteve, instalimi, konfigurimi, dizajnimi i bazës së të dhënave te popullsisë, si dhe instalimi i sistemit te sigurisë se bazës së të dhënave të Regjistrit të popullsisë;
Zhvillimi i moduleve te ndryshme për marrjen/transmetimin e te dhënave nga institucionet tjera.
Krijimi dhe mirëmbajtja e kopjeve rezerve (backup) dhe përgatit procedurat për restaurimin e tyre (skenarët për backup dhe restore);
Përgjegjës për operacione, arkitekturë dhe mirëmbajtje te Bazave të Shënimeve (MS SQL, MySQL, PC-Axis dhe SDMX databasse) dhe Internet Application server për sistemet e ASK-së;
Azhurnimi i të dhënave të Regjistrit të Popullsisë në baza, mujore, tremujore dhe vjetore (varësisht nga burimi i të dhënave) nga burimet tjera (ARC, Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë si dhe shumë Institucione tjera përfshi regjistrimet, anketat dhe hulumtimet tjera statistikore).
Zhvillon dhe harton strategjinë e bazës së të dhënave, monitoron sistemet dhe kontribuon ne përmirësimin e performancës dhe kapacitetin e bazës së të dhënave, dhe planifikimin e kërkesave për zgjerim të ardhshëm si dhe është përgjegjës për vlerësimin e kuantitetit dhe kualitetit të të dhënave.
Krijimi i tabelave të ndryshme të kryqëzuara dhe nxjerrja e raporteve nga baza e të dhënave sipas kërkesave të stafit dhe dërgimi/transmetimi tek institucionet tjera si dhe respektimi i afateve të parapara,
Punët tjera shtesë të cilat kërkohen nga eprori.

Kualifikimi : Diplomë Universitare në Shkenca kompjuterike ose ne fushën e teknologjisë informative;
Përvoja e punës: kandidati duhet te ketë 3 vite përvojë pune profesionale në administrimin e bazës së të dhënave dhe programim;

Kompetenca dhe aftësitë:
Njohje e punës me programet: MS SQL Server, GIS, PC-Axis, SDMX, SPSS, STATA;
Njohuri mbi ndonjë nga gjuhet programuese: C#, VB .NET përparësi;
Çertifikata shtesë nga fushat e Teknologjisë Informative dhe programeve statistikore që ndërlidhen me vendin e punës përparësi;
Shkathtësi në komunikim dhe i gatshëm në kryerjen e detyrave të punës në kohën e përcaktuar.
Aftësi mira të njohjes së gjuhës angleze

Procedura e konkurimit:

Në Shërbimin Civilë kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës se Kosovës të moshës madhore ,të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, përgatitje të nevojshme arsimore dhe aftësi profesionale për zbatimin funksionit administrativ dhe të cilët kanë aftësi fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore dhe nënligjore qe e rregullojnë rekrutimin:
Përzgjedhja e Shërbyesve Civilë bëhet në pajtim me Ligjin –Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë te Republikës se Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e rekrutimit ne Shërbimin Civilë.

Kohëzgjatja e emërimit: Sipas Ligjit të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës , në të cilën është përfshirë periudha e punës provuese prej një (1) viti.

Konkursi është i hapur 15 dite kalendarik nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Agjencinë e Statistikave te Kosovës , Rr,”Zenel Salihu” nr.4 Prishtinë. Aplikacionit i bashkëngjiten, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, dëshmi mbi përvojën e punës profesionale, vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nënë hetime dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme , që kërkohen për vendin e punës për të cilin konkurroni.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave të pranuara , vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni me zyren e personelit , në tel: 038- 20031149, prej orës 08:00 – 16: 00.

“Shërbimi Civilë i Kosovës ofron mundësi të barabarta te punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Komuniteti jo – shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Wednesday March 27th, 2019

 

TAGS: Agjencia e Statistikave te KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1101
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC