Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Ministrastvo Administracije lokalne Samupravo

Ministriy of   lokal govermnent  Administration 

Duke u bazuar në Ligjin NR. 03/L – 149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës  Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal shpall:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Pasurisë

Departamenti: Financa dhe Shërbime te Përgjithshme

Divizioni: Buxhet dhe Financa                                                     

Orari i punës: Orar i plotë i punës

Koeficienti: Gjashtë (6)

Raporton tek: Udhëheqësi i Divizionit

Lloji i pozitës: Karrierës

Procedura e aplikimit: I jashtëm

Referenca: BF/260

Qëllimi i vendit të punës:

Evidentimi, menaxhimi dhe administrimi i pasurisë së ministrisë në përputhje me procedurat ligjore:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave dhe jep rekomandime lidhur me realizimin e këtyre;
  2. Regjistron dhe administron pasurinë e institucionit në pajtim me procedurat e përcaktuara ligjore si dhe siguron zbatimin e standardeve të kontabilitetit mbi evidentimin dhe zhvlerësimit pasurisë;
  3. Përcjell lëvizjen e pasurisë dhe ofron informacione të duhura lidhur me lëvizjen e  pasurisë dhe përgatitë dokumentacionin për lëvizjen e pasurisë- tjetërsimit;
  4. Kontrollon dhe mirëmban të gjitha  informatat  e nevojshme për pasurinë në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi ;
  5. Bashkëpunon me zyrtaret për pranimin e pasurisë , zyrtarët e financave, zyrtarin e logjistikës , furnizuesin për sigurimin e të dhënave të sakta  dhe detajuara për pasurinë;
  6. Në çdo fund viti dhe sipas nevojës i regjistron pasurinë në regjistrin e pasurisë pas klasifikimit dhe vlerësimit të pasurisë nga komisionet përkatëse për regjistrim dhe vlerësim;
  7. Përgatitë dhe ofron të dhëna mbi vlerat e regjistruara të pasurisë për nevoja të raportimit financiar;
  8. Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplome universitare, drejtimi ekonomik, financa, biznes apo të ngjashme, 2 vite përvojë profesionale;
  • Njohuri  dhe përvojë në fushën e në fushën e  buxhetit dhe financave;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi  hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale; 
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access, Internetit).

Aktet ligjore  dhe aktet nën –ligjore  që rregullojnë rekrutimin

Rekrutimin e nëpunësve civil e rregullon Ligji Nr. 03/L -149 Për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Rregullorja Nr.02/2010  Për Procedurat e Rekrutimit  në Shërbimin Civil .

Kohëzgjatja e emërimit

Kohëzgjatja e emërimit-punësimit është në përputhje me LSHCK Nr. 03/L-149,  në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese njëvjeqare.                                                                                             

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën e Personelit të MAPL-së,  Kati XII -zyra 1203 , ndërtesa e ish-Rilindja, gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga ueb -Faqja e MAPL -së.

Kushtet per pjesëmarrje ne  rekrutim

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore të noterizuara,diplomat e fituara  jashtë vendit të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat etj. si dhe Vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime, mund të dorëzohen drejtpërdrejtë në Zyrën e Personelit të MAPL-së dhe përmes postës.

-“Shërbimi Civil i Koosvës ofron mundësi të barabarta të  punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”,

-“Komunitet jo- shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11,pragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikë së Kosovës”

-Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Procedura e Konkurimit

Procedura e konkurimit është e  jashtme  dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit përkatsisht nga data 01.03.2019 deri më 15.03.2019.

Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në ueb-Faqen e Ministrisë:

mapl.rks-gov.net

Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të MAPL-së, në telefonin: 038-200 35-555.

 

TAGS: Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 212
Kategoria Financa
Skadon 66 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US