Kosovo 2.0
Zyrtar/e për Administratë dhe Financa
Shpërndaje
	 	 

Po kërkojmë: Zyrtar/e për Administratë dhe Financa Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e ekipit tonë.

A keni dëshirë të punoni në një ekip dinamik? A jeni të organizuar dhe keni sy për detaje? A ju shkon për dore puna me financa dhe administratë?

K2.0 po kërkon një zyrtar/e për administratë dhe financa (me orar të plotë) për ta plotësuar ekipin tonë progresiv medial.

Personi që do ta punësojmë do të punojë nga afër me Menaxheren e Financave për t’i mirëmbajtur dhe zhvilluar procedurat efektive financiare dhe administrative. Do të punoni gjithashtu me pjesën tjetër të stafit për t’u siguruar që politikat dhe procedurat financiare të K2.0 të zbatohen gjithmonë.

Po kërkojmë një koleg/e të përgjegjshëm/me dhe proaktivë i/e cili/a është i/e aftë të gjejë zgjidhje. Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni.

Pozita: Zyrtar/e për Administratë dhe Financa

Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: e diel, 31 mars, 2019

Data e fillimit të punës: 1 maj, 2019

Përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i të gjitha transaksioneve bankare në softuerin e kontabilitetit në bazë të përditshme;
  • Procesimi dhe përgatitja e formave financiare me qëllim të kontrollimit të bilanceve të llogarive;
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e të dhënave të shitjeve të revistave, dhe shitja e revistave gjatë ngjarjeve të projektit;
  • ​Të mirëmbajë në baza mujore librat e shitjes dhe blerjes në përputhje me kërkesat e Administratës Tatimore të Kosovës​;
  • Mirëmbajtja​e arkës;
  • Krijimi i kuponave për blerje;
  • Mbajtja e të dhënave për forma të shpenzimeve në udhëtime dhe mbledhja e tyre;
  • Organizimi i të gjitha dokumenteve në bazë të dy formave të kërkuara: të bazuara në projekt dhe të Administratës Tatimore;
  • Të ndihmojë Menaxheren e Financave për të krijuar raporte financiare në bazë të rregullt;
  • ​Të zbatojë politikat dhe procedurat financiare të organizatës në të gjitha kohët​;
  • Përgatitja dhe mirëmbajtja e sistemit të brendshëm për t’u siguruar që vazhdimisht ka materiale, pajisje për zyre, pije freskuese etj;
  • Kryerja e detyrave të përgjithshme administrative;
  • ​Sigurimi që të gjitha pikat për politikat e prokurimit të pranohen dhe të dorëzohen siç parashihet me rregulloret financiare të K2.0.

Kandidati/ja ideal/e:

  • Ka aftësi të shkëlqyeshme të menaxhimit të kohës dhe kryerjes së disa detyrave njëkohësisht.
  • Është entuziast/e, fleksibil/e dhe që gjen zgjidhje;
  • Ka aftësi të punojë brenda afateve kohore dhe të performojë detyra nën presionin e një ambienti dinamik;
  • Është komunikues/e i/e shkëlqyeshëm/me;
  • E motivon veten dhe ka pasion për të kontribuar në rritjen e organizatës;
  • Është shumë profesional/e në të gjitha kohët kur përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Diplomë baqellors/masters në degët Bankë & Financa, Kontabilitet, Ekonomi apo ndonjë fushë tjetër relevante;
  • Të paktën dy vjet përvojë pune në financa (e preferueshme: në sektorin OJQ);
  • Përvojë pune me Quickbooks;
  • Aftësi të mira të gjuhës së shkruar angleze.

Për të aplikuar, ju lutem shkruani email në info@ktwopointzero.com me subjektin ‘Zyrtar/e për Administratë dhe Financa” deri në mesnatën e së dielës, më 31 mars, 2019, përfshirë këtu:

  • CV
  • Letër motivimi
  • Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojë K2.0 për referencë.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët që hynë në listën e ngushtë.

 

TAGS: Kosovo 2.0PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 4437
Kategoria Administratë
Skadon 50 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US