KosovaJob LLC
Internship në Administratë
Shpërndaje
	 	 

A jeni i interesuar të njihni më mirë tregun e punës në Kosovë?

Rrjeti më i madh i punësimit në vend “KosovaJob”, që për 8 vite më rradhë vazhdon të shërbejë si ndërmjetësues i suksesshëm mes punë-dhënësve dhe punë-kërkuesve, është në kërkim të një praktikanti (me pagesë), energjik, kreativ dhe të pëgjegjshëm që t’i bashkohet kompanisë.

Fillimisht do të punësoheni 3 muaj me pagesë, nëse kjo fazë kalohet me sukses do të bëheni pjesë e stafit.

Pozita: Internship në Administratë

Orari: Full-time (E Hënë – E Premtë)

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë e praktikantit janë:

  • Hulumtimi dhe publikimi i shpalljeve të punës;
  • Publikimi i shpalljeve në rrjetet sociale;
  • Detyra të tjera të ndërlidhura me përshkrimin e punës.

Kriteret / Kualifikimet

  • Të jetë duke vijuar studimet në njërin nga universitetet në vend;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, në të folur dhe në të shkruar;
  • Të posedojë patent shofer (përparësi);
  • Njohuri bazike të Programit Photoshop apo Illustrator (përparësi).

Si të aplikoni?

Ju lutem aplikoni duke shtypur butonin më poshtë. Çdo formë tjetër e aplikimit do t’iu diskualifikojë menjëherë.

Afati i fundit për aplikim është 15 Mars, 23:59.

Për çdo informacion shtesë mund të na kontaktoni përmes email adresës info@humanpower.info apo përmes numrit të kontaktit +381 38 52 00 00 (E Hënë – e Premtë 09:00 – 16:00).

 

TAGS: KosovaJob LLCPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1432
Kategoria Administratë
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US