Shpërndaje
	 	 

KONKURS PUNE

Shoqata Down Syndrome Kosova shpallë një vend të lirë pune për pozitën:

Terapist/e i/e gjuhës dhe të folurit (Logoped/e) 

Me orar pune 4 (katër) orë në ditë

Lokacioni: DSK qendra Prizren

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore

  • Ofron shërbimin e terapisë së gjuhës dhe të folurit për fëmijët me sindromë Down, grupmosha 0-12 vjeç, me profesionalizëm të lartë në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
  • Përgjegjës/e për përpilimin dhe ndjekjen me përpikëri të dokumentacionit i cili përcjell ecurinë e zhvillimit të fëmijëve të cilëve u ofron shërbimin terapeutik
  • Ofron dhe aplikon njohuritë për pozitën e caktuar
  • Përgjegjës/e për cilësinë dhe përmbajtjen e shërbimit të ofruar
  • Përgjegjës/e për sigurinë e fëmijës gjatë kohës së implementimit të terapisë
  • Kryen të gjitha punët në bazë të planit të aktiviteteve në kuadër të Programit të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm
  • Ndihmon ekipin duke ofruar mbështetje të përgjithshme për realizimin e aktiviteteve të Shoqatës Down Syndrome Kosova
  • Raporton për punën e kryer tek Përgjegjësi i shërbimeve terapeutike – i/e cili/a raporton tek Koordinatori i Programi të Intervenimit dhe Edukimit të Hershëm.

Kualifikimi dhe eksperienca

  • Diplomë të studimeve themelore në fushën e Logopedise (preferohet të ketë mbaruar studimet Master ose të jetë në përfundim të tyre).
  • Licencë pune

Përparësi kanë kandidatët që: 

  • Kanë njohuri mbi sindromën Down dhe specifikat e gjuhës dhe të të folurit tek fëmijët me sindromë Down
  • Kanë përvojë pune me fëmijë, e dëshiruar me fëmijët me aftësi të kufizuar në veçanti fëmijët me sindromë Down 
  • Kanë aftësi të mira për punën në grup 
  • Kanë aftësi të mira komunikimi
  • Njohja e gjuhës anglese / përparësi

Si të aplikoni ?

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:

  • CV të përditësuar 
  • Letër motivimi 
  • Subjekti: Aplikim – Logoped/e – DSK Qendra Prizren

në e-mail adresën: info@downsyndromekosova.org

Afati i fundit për aplikim është data 22/03/2019 ora 16:00.

  • Aplikacionet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh. 
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen dhe ftohen për fazën e ardhshme të rekrutimi

 

TAGS: Down Syndrome KosovaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 605
Kategoria Të tjera
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US