Buçaj
Punonjës në depo, Vozitës - me kategori “C”
Shpërndaje
	 	 

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitat :  

Punonjës në depo, Vozitës Kategoria C

1.Punonjës në depo:

Detyrat dhe përgjegjësitë :

  • Kryen shkarkimin e mallit nga kamionët transportues dhe e vendosë mallin në depo;
  • Bën renditjen e mallit sipas programeve;
  • Bën ndarjen e mallit sipas faturave;
  • Ngarkon furgonët me mall sipas orarit për ngarkim;
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e depos, brenda dhe jashtë saj;

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
  • Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;

 

  1. Vozitës - me kategori “C”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pranimin e mallit nga depoisti sipas faturave te mallit;
  • Bën transportin e mallit prej depos deri tek blerësit;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi);
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit;
  • Aftësi të larta organizative dhe ndërpersonale;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
  • Të kenë përvojë pune dhe eksperiencë me pozitën e kërkuar;
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë C;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e korporatës Buçaj dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 12 Mars 2019 deri më 25 Mars 2019.

 

TAGS: BucajPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1262
Kategoria Të tjera
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US