Komuna Skënderaj
Mësimdhënës/e
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të Nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, Nenit 5 (shkronja c) të Ligjit për Arsimin në Komunat e Rep. së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 17 (shkronja h) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Nenit 35 të Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar në Rep. e Kosovës Nr. 04/L-032, të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, të UA të MASHT 10/2018 si dhe në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore, Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj, shpall:

Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës

për vitin shkollor 2018/2019

Nr. Niveli Pozita Institucioni Vendi Pensionim / Nr. i Nr. i

Zëvendësim orëve pozitave

1 SHMT Mësimdhënës/e për “Fehmi Rama” Likoc, Kohë të caktuar, Normë e 1, lëndën Gjuhë shqipe plotë

2 Shfmu Edukator/e për “Abedin Rexha” Turiçec Zëvendësim – deri Normë e 1  parafillorë sa të kthehet plotë  punëtorja nga  pushimi i lehonisë

3 Shfmu Mësimdhënës/e për “Kuvendi i Murgë Kohë të caktuar Normë e 1  Mësim klasor Drenicës” plotë

4 Shfmu Mësimdhënës/e për “Idriz Barani” Klinë e Kohë të caktuar Normë e 1  lëndën Histori Epërmë plotë

5 Shfmu Edukator/e për “Migjeni” Kllodernicë Vend i lirë Normë e 1
parafillorë plotë

6 Shfmu Mësimdhënës/e për °Enver Haliti° Lubovec Zëvendësim – deri Normë e 1

Lëndën e Fizikës sa të kthehet plotë  punëtorja nga  pushimi i lehonisë

Kushtet: Për vendet e punës nga 1 deri 8, në të tri nivelet (shkolla fillore dhe shkolla të mesme të ulëta dhe mesme të larta ) kandidatët duhet ta kenë të kryer fakultetin - drejtimi përkatës sipas Normativit 10/2018, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët e tjerë, të drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.

Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, UA 10/2018 si dhe në bazë të rezultateve të panel-intervistës, me shkrim dhe me gojë.

Në intervistë me shkrim ftohen kandidatët që i plotësojnë kriteret e konkursit sipas Udhëzimit administrativ nr. 10/2018 për Normativ mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm.

Për Intervistën me gojë dhe me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë, sipas nenit 4 të UA 17/2009.

Kandidatët e listës së ngushtë me shkrim dhe me gojë do të ftohen në telefon.

Për konkurrim, kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin:

  • Diploma dhe një kopje e vërtetuar e diplomës;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimin për punë nga gjykata;
  • Certifikatën e gjendjes shëndetësore (në rast se pranoheni );
  • Certifikatë trajnimi -  nëse keni ;
  • Përvoja e punës -  nëse keni ;
  • Referencën e punës – ata që kanë përvojë pune;
  • Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 13;
  • Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla
  • Aplikacioni
  • Diploma e shkollimit
  • Certifikatën që nuk është nën hetime
  • Letërnjoftimin (kopje)

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT.

Fillimi i punës për vendet e lartcekura nuk do të jetë domosdoshmërisht më datën e shpalljes së rezultateve, por varësisht nga vendi i punës në shkollë (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim.

Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt.

Dokumentacioni nuk kthehet.

Afati  i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.

 

TAGS: Komuna Skenderaj, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 544
Kategoria Edukim
Skadon 57 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Skënderaj
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US