Komuna Skënderaj
Drejtorë shkollash
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të nenit 11, paragrafi 1, nenit 18, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 03/L-149, për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ligjit nr. 04/l-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit NR. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të nenit 2 paragrafi 7 të Udhëzimit administrativ të MASHT nr. 08/2014 për procedurat dhe kriteret e zgjedhjes së Drejtorit dhe Zv.drejtorit të institucionit edukativo- arsimor dhe aftësues, pas autorizimit nga MAP/DASHC. Komuna e Skenderajt, shpall këtë:

Nr. 692/2019

Dt. 08 mars 2019

K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Institucioni: Komuna Skenderaj

Drejtoria: Drejtoria e Arsimit

Lloji i vendit të punës: Me mandat ( jo i karrierës)

Numri i pozitave: Trembëdhjetë (13) pozita

Kategoria funksionale: Nivel drejtues

Koeficienti: 7.8 për pozitat nr. 1 deri 13

Koeficienti: 8.4 për pozitën nr. 14

Kohëzgjatja e emërimit: Katër (4) vjet

Titulli i vendit të punës: Drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët (AR/640/JP00037761)

        1.Shfmu „ Ahmet Delia“ – Skenderaj

  1. Shfmu “Malush Ahmeti” – Rezallë
  2. Shfmu “Enver Haliti” – Lubovec
  3. Shfmu “Dëshmorët e Qyqavicës” – Qirez
  4. Shfmu “Azem Bejta” – Prekaz i Epërm
  5. Shfmu “Ismet Uka” – Ticë
  6. Shfmu “Kuvendi i Drenicës” – Abri e Poshtme
  7. Shfmu “Bashkim Sadiku” – Tushilë
  8. Shfmu “Abedin Rexha” Turiçec
  9. Shfmu “Ismet Rrahmani” Aqarevë
  10. Shfmu “Idriz Barani” Klinë e Epërme
  11. Shfmu “ Shotë Galica” Runik
  12. Shfmu “Ilir Lushtaku” Prekaz i Poshtëm

Titulli i vendit të punës: Drejtor i shkollës së mesme të lartë (AR/640/JP00037759)

Gjimnazi “Hamëz Jashari” Skenderaj

Qëllimi i vendit të punës:

Udhëheqja, menaxhimi dhe mbikëqyrja e institucionit edukativo-arsimor

DETYRAT KRYESORE TË PUNËS :

  • Menaxhimin dhe administrimin e përgjithshëm të institucionit;
  • Hartimin e planit vjetor të punës dhe planit zhvillimor të institucionit, të cilin e miraton Këshilli Drejtues i Shkollës;
  • Koordinimin dhe bashkëpunimin me Aktivet profesionale për ndarjen e normave dhe orëve për mësimdhënës/edukatorë;ë
  • Caktimin e kujdestarëve të klasëve dhe kërkon raport prej tyre në paralele;
  • Caktimin e kujdestarëve të ditës dhe kërkon raportin prej tyre;
  • Caktimin dhe shqiptimin e masave disiplinore ndaj nxënësve;
  • Caktimin e detyrave për zgjedhjen, vlerësimin, disiplinën dhe çështjet të tjera që kanë të bëjnë me mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë edukativo-arsimorë, konform legjislacionit në fuqi;
  • Përdorimin efikas të sistemit të informatave për udhëheqësin e arsimit në nivel komune e më gjerë dhe respektimin e kodeve të ndërlidhura të praktikës;
  • Detyrat dhe obligimet që dalin në bazë të plan - programeve mësimore aktuale;
  • Ruajtjen e dokumenteve dhe të dhënave, siç parashihet nga aktet normative;
  • Respektimin e afateve zyrtare;
  • Respektimin e orarit, të punës të përcaktuar nga punëdhënësi;
  • Mentorimin dhe monitorimin e orëve mësimore;
  • Vlerësimin e performancës së mësimdhënësve dhe stafit tjetër administrativ - teknik, në mënyrë objektive, për çdo vit shkollor, duke e vendosur një kopje të këtij vlerësimi në dosjen e secilit punëtor dhe përgatitë një raport të përgjithshëm me rekomandime për DKA-në;
  • Mbajtjen e së paku 10 orëve mësimore në shkollat ku ka më pak se 250 nxënës;
  • Planifikimin e buxhetit të shkollës dhe menaxhimin sipas kërkesave;
  • Ruajtjen e dokumentacionit financiar dhe dhënien e llogarisë për shpenzimin e mjeteve të shkollës;
  • Thirrjen dhe udhëheqjen e mbledhjeve të Këshillit të arsimtarëve;
  • Pjesëmarrjen në panelin për pranimin e kuadrit në shkollë;
  • Propozimin për dhënien e lëvdatave dhe shpërblimeve për kontribute dhe suksese të shkollës;
  • Nxjerrjen e vendimeve për themelimin e komisioneve të ndryshme në interes të shkollës;
  • Kryerjen e detyrave të tjera të ngarkuara nga ana e DKA-së dhe obligimet e përcaktuara me akte të tjera normative.

Kushtet:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të kenë të kryer së paku arsimin universitar të nivelit themelor (së paku kualifikimin prej 240 ECTS/4 vite të shkollimit universitar) nga profilet e pranueshme për pozitën e mësimdhënësit sipas Udhëzimit për licencimin e mësimdhënësve dhe Normativit mbi punësimin e kuadrit mësimor si dhe rregullativës tjetër ligjore;
  • Të kenë licencë të rregullt të mësimdhënësit ose të jenë në procedurë të licencimit;
  • Të kenë përfunduar me sukses një program të akredituar të kualifikimit profesional për udhëheqje, administrim ose menaxhim;
  • Të kenë së paku 3 vjet përvojë pune në arsim ose në institucione të arsimit.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto dokumente:

  • Aplikacionin;
  • Dokumentet personale (certifikata e lindjes dhe letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Diplomat e kualifikimit ose certifikatat ( kopje e vërtetuar);
  • Certifikatat e trajnimeve të përfunduara;
  • Dëshmi se ka licencë të mësimdhënësit ose që është në procedurë të licencimit;
  • Dëshmi të përvojës së punës në arsim;
  • Portfolio profesionale (sipas udhëzimeve në Shtojcën G të UA 08/2014 neni 3 pika 4.4);
  • Letër-referencë nga një institucion publik kredibil (si MASHT, DKA, Këshilli Drejtues i shkollës, punëdhënësi paraprak, institucionet e arsimit të lartë). Letrat e referencës duhet të kenë përmbajtje dëshmuese për punën dhe angazhimet paraprake;
  • Planin zhvillimor të institucionit edukativo-arsimor dhe aftësues për të cilin konkurron (së paku 10 faqe tekst me hapësirë 1.5, me font të shkronjave Arial, madhësia 12) sipas udhëzimeve të MASHT;
  • Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion publik shëndetësor me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e kandidatit;
  • Dëshminë se kandidati nuk është nën hetime.

Për datën e intervistës, kandidatët do të informohen me kohë, përmes telefonit dhe e-mail adresës.

Aplikacioni merret dhe dorëzohet në sportelin nr.13, kati i parë në objektin e Komunës së Skenderajt.

Dokumentet që i bashkangjiten aplikacionit duhet të jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes në mjetet e informimit publik. Aplikacionet e kandidatëve me dokumente të pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk do të merren në shqyrtim.

 

TAGS: Komuna Skenderaj, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 159
Kategoria Edukim
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Skënderaj
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US