Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
Udhëheqës për Komunikim me Publikun
Shpërndaje
	 	 
 

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës L. Nr. 03/L-149 dhe Rregulloren nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës bënë:

SHPALLJEN E REKRUTIMIT

Divizioni për Informim dhe Komunikim me Publikun
Numri i Konkursit:APF0004856
Vendi i punës: Udhëheqës për Komunikim me Publikun – IN/010
Koeficienti: 9
Kohëzgjatja e Emërimit: Pa afat të caktuar
Periudha provuese: 12 (dymbëdhjetë) muaj
Mbikëqyrësi: Sekretari i Përgjithshëm

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Udhëheq Divizionin e Kuminikimit Publik dhe cakton objektivat si dhe zhvillon planet e punës për permbushjen e këtyre objektiva;

• Menaxhon stafin dhe buxhetin e departamentit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrav tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punen e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore;

• Siguron hartimin dhe zbatimin e planit të kuminikimit për të informuar qytetarët,instutionet dhe kumitetit e biznesit për politikat , arritjet dhe aktivitetet e ministrisë dhe siguron reduktimet dhe përditësimin e tyre ;

• Harton kalendarin e mbulimit medial të aktivitetev të ministrit dhe të ministrisë, dhe i harmonizon me kalendarin e mbulimit medial në nivel qeveritar si dhe kumunikon me media;

• Siguron aplikimin e standardeve të kuminikimit publik , nëpërmjet trajnimit dhe avancimit, me qëllim që funksionet e zyrës të ushtrohen në mënyrën më efektive dhe efikase;

• Zëvendëson zëdhënësin e ministrisë në mungesenë të tij dhe bashkëpunon me zyrën për informim të ZKM-së për të siguruar për politikat edhe arritjet e ministrisë të prezantohet në kunder të njoftimeve të Qeverisë;

• Siguron hartimin dhe zhvillimin e politikave të fjalimeve dhe opinioneve për të gjitha termat e rendësishme lidhur me aktivitetet dhe sherbimet e Ministrisë;

• Bën vlersimin të rregullt të stafit nën mbikqyrjen të tij dhe përkrah zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivelin me standardet e kerkuara;

Kualifikimi i nevojshëm:

• Diploma universitare në: Fakulteti i gazetarisë ose në ndonjë fushë të përafërt, 5 vite përvojë pune profesionale;

• Njohuri dhe provojë në fushën e gazetarisë dhe komunikimit publik;
• Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;

• Njohuri të mira për mbikëqyrje efektive të punës profesionale të kryer nga vartësit;

• Shkathtësi të nivelit të lartë në komunikim dhe negocimit;
• Fleksibiliteti ndaj organizimit dhe mbikqyrjes se punës , përfshirë zgjedhjen e problemeve;

• Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Internet);

Procedura e konkurrimit
Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatë të jashtëm si dhe nëpunës civil ekzistues te cilët i plotësojnë kriteret e konkursit. Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në Ndërtesën e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,rr Bajram Kelmendi K1-L1 edhe në Web faqen
http://www.min-rks.net
Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), dëshminë e përvojës se punës, dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm. Kërkesat dorëzohen në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë , Rruga Bajram Kelmendi K1L1 Prishtinë ose me postë.

Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët
Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional ne organet e shërbimit civil siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës. Kohëzgjatja e kontratës sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese.
Për shkak te numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Afati i konkurrimit është prej datës 08/03/2019 deri me datë 22/03/2019, deri në orën 16:00.
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen. Për informata shtesë, ju lutemi telefononi në numrat: 00381 38 200 69 512

Ky konkurs apo kjo shpallje skadon ne ora 4:00pm, Friday March 22nd, 2019.

 

TAGS:Ministria e Inovacionit dhe Ndermarresise, DragashKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 477
Kategoria Marketing & PR
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US