Ministria e Integrimit Evropian
Zyrtar i lartë Ligjor
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e Integrimit Evropian, Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, shpallë këtë:                               

MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN shpallë  KONKURS  TE JASHTEM  për këtë vend të punës:

Titulli i pozitës:  Zyrtar i lartë Ligjor

Numri i referencës: 09/2019 /DDBE/ MIE

Grada e vendit punës: Niveli profesional 3 Grada 8

Koeficienti: 8

Vendi: Prishtinë

Numëri i ekzekutuesve: 2

Qëllimi vendit të punës:

Koordinon dhe lehtëson procesin të përafrimit të legjislacionit me acquis, merr pjesë në grupet dhe organet e punës të themeluara në mes të Kosovës dhe BE-së për çështjet e integrimit Evropian, bashkëpunon me departamentet tjera brenda ministrisë dhe me organet tjera administrative shtetërore në çështjet që lidhen me procesin e integrimit Evropian dhe përafrimin e legjislacionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Udhëheqësit të Divizionit të Çështjeve Ligjore te BE-se,  Zyrtari i lartë është përgjegjës të:

  • Ndjek zhvillimin e politikave dhe legjislacionit të BE-së në fushën përkatëse të acquis së BE-së 30%
  • Koordinon dhe lehtëson procesin të përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së me ministritë përkatëse dhe me organet tjera administrative shtetërore për fushat përkatëse që mbulohen prej tyre. 10%
  • Përpilon dhe lëshon opinionin ligjor për përputhshmërinë me acquis të BE-së, dhe ofron ndihmë profesionale në procesin e harmonizimit të legjislacionit kombëtar me acquis të BE. 20%
  • Merr pjesë në përgatitjen dhe monitorimin e implementimit të dokumenteve strategjike të rëndësishme të Qeverisë në lidhje me procesin e Integrimit Evropian. 5%
  • Bashkëpunon me departamentet tjera brenda ministrisë në çështjet që lidhen me procesin e integrimit Evropian dhe përafrimin e legjislacionit. 10%
  • Bashkëpunon me organet tjera administrative shtetërore në çështjet që lidhen me procesin e integrimit Evropian dhe përafrimin e legjislacionit. 5%
  • I raporton Udhëheqësit të Divizionit të Çështjeve Ligjore të BE-së. 10%
  • Kryen edhe punë tjera të caktuara nga Udhëheqësi i Divizionit dhe Drejtori i Departamentit, e që janë brenda fushe-veprimtarisë së Divizionit dhe Departamentit për të Drejtën e BE-së. 10%

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare Fakulteti Juridik,
  • Minimum 3 vite përvojë pune profesionale.
  • Njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar është përparësi.
  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën profesionale dhe aspektet përkatëse të kërkesave të integrimit evropian;
  • Njohuri të ligjeve të Kosovës dhe legjislacionit të aplikueshme të BE-së;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave ligjore profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Ministria e Integrimit Evropian ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës  dhe mirëpret aplikacionet  nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo shumicë kanë të drejtë  për përfaqësim të drejtë dhe proporcional  ne organet e shërbimit civil siç specifikohet  në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-149  për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale ( diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MASHT-i), Dëshminë e përvojës së punës, dy referenca.

Kërkesa për punësim dhe përshkrimi i punës mund të merret në recepcionin e  ndërtesës së  Qeverisë së Republikës së Kosovës (Sheshi Nëna Terezë p.n.). Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://mei-ks.net/

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, Ndërtesa e Qeverisë, kati i IX zyra nr. 909.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe ai i pakompletuar me të dhënat e kërkuara do të konsiderohet i pavlefshëm.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do ti nënshtrohen testimit me shkrim dhe intervistimit me gojë.

Kohëzgjatja e emërimit sipas LSHC, duke përfshirë periudhën e punës provuese 1 vjeçare.

Afati i konkurrimit është prej datës 11.03.2019  deri me datë 25.03.2019 deri në orën 16:00.

Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara  pas datës së fundit të  konkurrimit nuk do të pranohen.

Për informata shtesë,  ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 27-006.

 

TAGS: Ministria e Integrimit Evropian, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 829
Kategoria Juridik
Skadon 56 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US