Ministria e Punëve të Jashtme
Zyrtar i Lartë i Personelit
Shpërndaje
	 	 

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punëve të Jashtme, shpall:

KONKURS

Një(1) Zyrtar i Lartë i Personelit

 Departamenti/Zyra: Divizioni i Personelit

 Nr. i referencës: MPJ-DP-001/04

 Koeficienti: 8 

Detyrat Kryesore

  • Harton planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në bazë të objektivave të njësisë dhe jep rekomandime lidhur me realizimin objektivave të njësisë;
  • Udhëheq grupet punuese në fushën profesionale specifike kur kërkohet dhe kryen detyra të specializuara në fushën profesionale specifike si dhe ndihmon stafin tjetër të institucionit në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të njësisë dhe harton raporte mbi progresin e arritur dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohet;
  • Siguron zbatimin e legjislacionit ligjore lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e burimet njerëzore;
  • Ofron mbështetje profesionale për udhëheqësit lidhur me zbatimin e legjislacionit për menaxhimin dhe zhvillimin e burimeve njerëzore;
  • Merr pjesë në grupe punuese për hartimin e legjislacionit për burimet njerëzore dhe jep rekomandime për politikat lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Përgatit raporte dhe përgjigje në pyetjet e parashtruara nga institucionet tjera lidhure me burimet njerëzore;
  • Kryen edhe detyra tjera profesionale në pajtim me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkathtësitë e kërkuara

  • Njohuri të thellë dhe të specializuar në fushën e burimeve njerëzore;
  • Njohuri të ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme për menaxhimin e burimeve njerëzore;
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit;
  • Shkathtësi  hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

  • Kualifikime universitare në fakultetin Juridik, Administratë Publike, Shkenca Politike ose Burime Njerëzore;
  • Minimum tre (3) vite përvojë pune profesionale.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Kohëzgjatja e emërimit është pa afat - të përhershme (e karrierës) si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese është 12 muaj, për pozitat e shpallura me këtë konkurs;

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, zyra nr. 04/A  ,ish- ndërtesa e Eulexit (rruga Luan Haradinaj nr. 32) gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga Ueb-Faqja e internetit të MPJ-së.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe Vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime etj, mund të dorëzohen:

  • Drejtpërdrejtë në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, dhe
  • Përmes postës.

Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të merret në konsiderim.

Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikacione me të dhëna të sakta. Në rast të mosplotësimit të këtyre kërkesave, ose ofrimit të informatave jo të sakta, aplikacioni refuzohet, gjithashtu përdorimi i formularëve jozyrtar rezulton në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të caktuar, konsiderohen të pranueshme nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar(postuar) para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Kohëzgjatja e emërimit-punësimit bëhet në përputhje me LSHCK, në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese prej një (1) viti.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit dhe do të jetë i hapur nga data: 08.03.2019 deri më  22.03.2019,  në ora 16:00.

Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të MPJ-së, në telefonin:  038-200-77-073  dhe 038-200-77-118.

Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në Ueb-Faqen  e Ministrisë:  www.mfa-ks.net

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë.

 

TAGS: Ministria e Puneve te Jashtme, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune 

Shikime 774
Kategoria Të tjera
Skadon 2 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US