Ministria e Punëve të Jashtme
Zyrtar/e për informim dhe monitorim të mediave
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada - Government

Ministria e Punëve të Jashtme – Ministarstvo Inistranih Poslova – Ministry of Foreign Affairs

Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme/Odeljenje za Finansije i Opšte Usluge/Department of Finance and General Services  

 Divizioni për Burime Njerëzore/ Divizija za Ljudske Resurse/Division of Human Resources

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 neni 15 paragrafi 2 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Punëve të Jashtme, shpall:

                                                             KONKURS

Një (1) Zyrtar/e  për Informim dhe monitorim të mediave

 Departamenti/Zyra: Divizioni për Komunikim me Publikun

 Nr. i referencës:MPJ-DKP-001/04

 Koeficienti: 7   

Detyrat Kryesore:

  • Organizon dhe përgatit konferenca me gazetarë, aranzhon intervista;
  • Përcjell mediat vendëse dhe ndërkombëtare në lidhje me tema relevante;
  • Mban kontakte me zyrtarët për informim nëpër ministri;
  • Bashkërendon dhe përpunon materialet për informim me zyrat e tjera brenda MPJ-së dhe   zyrtarët analogë të Zyrës së Presidencës dhe të Zyrës së Kryeministrisë;
  • Grumbullon të dhëna dhe materiale të nevojshme për t’i futur në ueb-faqen e MPJ-së në tri gjuhë: (shqipe, serbe dhe angleze);
  • Realizon komunikimin e vazhdueshëm me përfaqësuesit e mediave, u bën të njohur; agjendën, dërgon kumtesat, si  dhe bën akreditimin e përfaqësuesve të tyre.
  • Të dhënat dhe materialet e grumbulluara i vendos në vendet e adekuate  për ruajtje;
  • Kryen detyra tjera lidhur me vendin e punës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Shkathtësitë e kërkuara

  • Shkathtësi të shkëlqyeshme në marrëdhëniet me shtypin si dhe të mund të funksionojë në një mjedis të paparashikueshëm dhe me afate;
  • Shkathtësi të mira ndër njerëzore dhe gatishmëri për punë me orar fleksibil;
  • Shkathtësi të dëshmuara të punës me kompjuter, përvojë të dëshmuar në njohuri të procedurave bashkëkohore të punës në zyrë;
  • Të jetë në gjendje të punojë nën trysni, të ketë etikë të lartë të punës;
  • Njohja e gjuhës shqipe obligative, gjuhe të tjera përparësi.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

  • Kualifikim universitar në fakultetin e Gazetarisë/Komunikim Masiv, Gjuhë dhe Letërsi;
  • Minimum 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve

Kohëzgjatja e emërimit është pa afat - të përhershme (e karrierës) si dhe kohëzgjatja e periudhës provuese është 12 muaj, për  pozitat e shpallura me këtë konkurs;

Formularët zyrtar për aplikim merren në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, zyra nr. 04/A  ,ish- ndërtesa e Eulexit (rruga Luan Haradinaj p.n.) gjithashtu mund të tërhiqen edhe nga Ueb-Faqja e internetit të MPJ-së.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopjet e dëshmive për kualifikimet e nevojshme arsimore, përvojën e punës, kurset e ndjekura, referencat dhe Vërtetimin nga Gjykata që personi nuk është nën hetime etj, mund të dorëzohen:

  • Drejtpërdrejtë në Zyrën për Burime Njerëzore të MPJ-së, dhe
  • Përmes postës.

Aplikacioni i dorëzuar pas afatit, i pakompletuar dhe i plotësuar gabueshëm, do të konsiderohet i pavlefshëm dhe nuk do të merret në konsiderim.Kandidatët duhet të dorëzojnë aplikacione me të dhëna të sakta. Në rast të mosplotësimit të këtyre kërkesave, ose ofrimit të informatave jo të sakta, aplikacioni refuzohet, gjithashtu përdorimi i formularëve jozyrtar rezulton në refuzimin e menjëhershëm të aplikimit.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të caktuar, konsiderohen të pranueshme nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar(postuar) para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Kohëzgjatja e emërimit-punësimit bëhet në përputhje me LSHCK, në të cilën është e përfshirë periudha e punës provuese prej një (1) viti.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër/ngushtë do të kontaktohen.Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit dhe do të jetë i hapur nga data: 07.03.2019, deri më:21.03.2019, në ora 16:00.

Për informata shtesë mundë të kontaktoni Zyrën e Personelit të MPJ-së, në telefonin: 038 200 77-073   dhe 038 200 77-118.

Konkursi dhe kërkesa për punësim janë të publikuara edhe në Ueb-Faqen  e Ministrisë:  www.mfa-ks.net

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovë.

 

TAGS: Ministria e Puneve te Jashtme, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune 

Shikime 712
Kategoria Media
Skadon 60 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US