Komuna e Prizrenit
Inspektor i ndërtimit, Zyrtar i lartë për Politika Rinore
Shpërndaje
	 	 

Republika e  Kosovës                                                                                                                      Komuna e Prizrenit

Republika Kosova- Kosova Cumhuriyeti   Opština Prizren – Prizren Belediyesi

Nr. 01-111-31815

Datë: 06.03.2019

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi 3  i Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 4 paragrafi 3 i Rregullores Nr.02/2010,   për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria për Inspektorate

Titulli i pozitës së punës : Inspektor i ndërtimit – INS/050

Niveli profesional: 3

Grada e vendit të punës: 8

Koeficienti : 7

Pozita: Karrierës

Numri i Ekzekutuesve : 1 (një)

Qëllimi i vendit të punës: Brenda fushës specifike të ndërtimtarisë, kryen detyra profesionale dhe ofron shërbime në nivel eksperti që kontribuojnë në përmbushjen e objektivave të njësisë organizative duke punuar nën mbikëqyrjen e kufizuar.

Detyrat kryesore:

  1. Inspektori i ndërtimtarisë bënë mbikëqyrjen në zbatimin e ligjit dhe rregulloreve tjera që kanë të bëjnë me ndërtimet (projektet e ndërtimit, planet), etj.
  2. Mbikëqyrë standardet e ndërtimit dhe të produkteve ndërtimore si dhe konst ruksionet që vihen në përdorim gjatë ndërtimit.
  3. Kontrollon dokumentacionin tekniko-investues, kryerjen e punëve ndërtimore, a kryhen këto punë në përputhje me dokumentacionin teknik -investues në bazë të cilit është dhënë leja e ndërtimit.
  4. Inspekton librat e punimeve, kujdeset për kontrollin e materialit ndërtimor, instalimet ndërtimore dhe kualitetet teknike.
  5. Prania e të metave gjatë punimeve apo mos përmbajtja e rregullave të ndërtimit e obligon inspektorin e ndërtimtarisë që ta urdhërojë krye sin e punimeve që t’i evitojë të metat e theksuara duke i ndaluar punimet që të vazhdojnë më tej.
  6. Përcjellë secilin rast veç e veç duke përgatitur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurës administrative me përpilimin e procesverbalit e deri në V endimin për rrënim të detyrueshëm nëse paraqitet nevoja.
  7. Kryen edhe punë të tjera nga fusha e ndërtimtarisë.
  8. Jep mendime profesionale për ndërtim, këshilla, sugjerime dhe udhëzime.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë nga fusha e ndërtimtarisë,
  • Të ketë qasje konstruktive dhe kreative në zgjidhjen e problemeve të paraqitura gjatë realizimit të detyrave të punës duke marrë iniciativa të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme,
  • Aftësi komunikuese, negociuese për zgjidhje të probleme ve,
  • Shkathtësi në caktim të objektivave, planifikim të punës, analizë të gjendjes dhe propozime për realizim të detyrave,
  • Aftësi për të bashkëpunuar me grupe punuese,
  • Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve (Word, Excel, Power Point, Access),

Kushtet:

  • Diplomë universitare (Fakulteti i Ndërtimtarisë ose i Arkitekturës)
  • Së paku 3 vite përvojë pune profesionale

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i lartë për Politika Rinore – KRS/160

Numri i Ekzekutuesve:1 (një)

Kategoria Funksionale: Niveli profesional 3

Grada e vendit të punës: 8

Koeficienti:7.5

Lloji i pozitës: Jo Karrierës

Kohëzgjatja: 2 vjet

Qëllimi i vendit të punës :

Zbaton strategjinë e gjithëmbarshme dhe planin gjithëpërfshirës në segmentin e Rinisë, në nivel të Komunës.

Detyrat kryesore:

  1. Kryen punën e përgjithsh me të sektorit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  2. Bashkëpunon me organizatat rinore lokale dhe me nivelin qendror në realizimin e politikave rinore;
  3. Organizon punën në realizimin e manifestimeve rinore, shënimin e datave të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare;
  4. Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së e fikasitetit dhe cilësisë së punës;
  5. Prezanton nevojat për investime kapitale në rehabilitimin dhe ngritjen e infrastrukturës kulturore dhe koordinon punën në realizimin e projekteve;
  6. Harton planin sektorial për mbështetje të aktiviteteve rinore të kua dër të sektorit;
  7. Inkurajon dhe mbështet aktivitetet e subjekteve rinore dhe bashkëvepron me subjekte dhe institucione tjera në zhvillimin e aktiviteteve rinore;
  8. Kryen edhe detyra tjera të kërkuara kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;.

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e rinisë;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse që i ndihmon procesit të punës;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi kompjuterike të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet:

Diplomë universitare të fakultetit juridik, ekonomik, filozofik, filologjik, informatik, edukimit, i arteve dhe administratë publike, si dhe minimum 3 vite përvojë pune;

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e vërtetuar e diplomës (Formati A4);
  • Vërtetim mbi përvojën e punës ;
  • Dy - rekomandime;
  • Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);
  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikata të ndryshme.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 06.03.2019 deri më datën 20.03.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjendet në http://kk.rks - gov.net/prizren/Shpalljet/Konkurset.aspx, dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë

-Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës ko munale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohe n të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen me sh krim (e-mail ) në rast të mos konfirmimit të kandidatit në e -mail do të njoftohet me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit, në rast të mossjelljes të doku mentacionit origjinal intervistues, kandidatët nuk do të mund të vazhdojnë në hapat e mëtejmë të procedurave të rekrutimit.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo -shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dh e lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

 

TAGS: Komuna e Prizrenit, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 363
Kategoria Të tjera
Skadon 61 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US