Komuna e Gjilanit
Vende të lira pune (4)
Shpërndaje
	 	 

Në bazë nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi. 1 të Ligjit mbi Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-149, nenit 15 paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin civil, Komuna e Gjilanit shpall:

K O N K U R S 

Për plotësimin e pozitave punuese,

Drejtoria për Arsim

1.IP “Dardania” Gjilan

Titulli i pozitës: Zyrtar për buxhet dhe financa 1, BF/270

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Koeficienti: 6

Lloji i emërimit: I KARRIERËS

Orari i plotë: 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00004427

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i zbatimit të politikave,procedurave,standardeve për planifikimin dhe realizimin e buxhetit si dhe praktikave financiare dhe operative të cilat lehtësojnë dhe mbështesin menaxhimin financiar.

Detyrat Kryesore;

  • Zhvillon dhe arrin pëlqimin për planin e punës dhe afatet me udhëheqësin dhe stafin tjetrër profesional për planifikimin e buxhetitlit;
  • Merr pjesë në hartimin e planeve buxhetore vjetore të institucionit,dhe ndihmon zyrtarët përkatës brenda institucionit për të siguruar që planet kompletohen me përpikëri dhe sipas afatit;
  • Kujdeset për përcjelljen e gjendjes së buxhetit në free –balanc,monitorimin e shpenzimeve të buxhetit gjatë vitit dhe përgadit raporte lidhur me shpenzimet e buxhetit;
  • Evidenton faturat për pagesen e projekteve dhe pagesave në regjistrin përkatës dhe kujdeset për procedimin e tyre me kohë për ekzekutimin e pagesave;
  • Mbledh dhe sistemon propozimet buxhetore dhe në bashkëpunim me zyrtarin e bartë shqyrton korrektësinë,saktësinë e propozimeve;
  • Kujdeset për plotësimin e obligimeve të organizatës buxhetore, duke përfshirë këtu pagesen me kotë e faturave për realizimin e procedurave të prokurimit dhe pagesave;
  • Mbanë evidencë për pagesën e lëndëve lidhur me udhëtimet zyrtare jashtë vendit- për avance të udhëtimeve zyrtare;
  • Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi konform kualifikimit;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë univerzitare,drejtimi ekonomik,financa,biznes apo të ngjajshme,pa përvoj ose shkollë të lartë, 2 vite përvoj profesionale;
  • Njohuri profesionale në fushen e buxhetit dhe financave;
  • Shkathtësi për të organizuar punën e vet dhe për të koordinuar stafin e nivelit administrativ;
  • Shkathtësi hulumtuese,analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Aftësi për përmbushje të detyrave dhe punëve nën presion;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word,Exel,Pover Point ,Access

2. Titulli i pozitës : Zyrtar i Protokollit,SHC/210 (Administratë)

Nr. i ekzekutuesve 1 (një)

Koeficienti: 6

Lloji i emërimit : I KARRIERËS

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00004416

Qëllimi i vendit të punës: Ofrimi i mbështetjes së shumëllojshme administrative dhe teknike për Drejtorin e DA, krijimi dhe mbajtja e shënimeve të Drejtorisë,

Detyrat kryesore:

  1. Siguron mbështetje të përgjithshme administrative dhe teknike përfshirë postën zyrtare, telefonatat, skanimin, faksimi dhe kopjimin e dokumenteve,
  2. Plotësimin e raporteve të shpenzimeve , si dhe hartimin e dokumenteve për takime të ndryshme;
  3. Përgatitë dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet dhe e-malit për mbikëqyrësin;
  4. Pranon dhe shpërndan korrespondencën për mbikëqyrësin dhe kujdeset për mbarëvajtjen e saj;
  5. Ruan dhe mirëmban sistemin elektronik dhe kopjet fizike të dokumenteve dhe dosjeve të zyrës së drejtorit;
  6. Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera për mbikëqyrësin si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik; 15%
  7. Komunikimi i informacionit në emër të drejtorit si dhe hartimin dhe shpërndarjen e dokumenteve,raporteve dhe materialeve tjera.
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 10%

Kualifikimet dhe Shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universiteti ;bacheler i ekonomisë,juridikut, administrat publike pa përvojë pune ose SHL së paku 2(dy) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;
  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës;
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje të punës së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel);

3. Titulli i pozitës: Sekretar i SHFMU “Dëshmorët e Kombit” Livoq i Ulët dhe “Vatra e Diturisë” Livoq i Epërm, AR/680

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Koeficienti: 6.3

Lloji i emërimit : I KARRIERËS

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00004415

Qëllimi i vendit të punës: Kryerja e punëve  profesionale juridike dhe administrative si dhe zbatimi i ligjshmërisë në shkollë.

Detyrat kryesore :

  1. Është përgjegjës për zbatim të ligjshmërisë në shkollë,
  2. Bënë përgatitjen e projekt- akteve normative të shkollës, kryen ndryshimet dhe plotësimet e tyre,
  3. Kryen punët profesionale dhe administrative,
  4. Udhëheqë protokollin dhe arkivin e shkollës,
  5. Mbanë librin amë të të punësuarve,
  6. Bënë pranimin e postës,
  7. Kujdeset për mirëvajtjen e punëve të nëpunësve ndihmës-teknik,
  8. Kryen edhe punë të tjera juridike administrative dhe për punën e tij i përgjigjet drejtorit të shkollës;

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diplomë universiteti;Fakulteti juridik, administratë publike
  • 2 vite përvojë pune profesionale pas diplomimit
  • Njohja e legjislacionit nga lëmia e punës,
  • Njohje e shkëlqyeshme e punës me kompjuter(Wor exel etj)

4.Titulli i pozitës : Zyrtar i depos 3, AD/ 220/Konvikti i nxënësve dhe studentëve

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Koeficienti: 5

Lloji i emërimit : I KARRIERËS

Orari i plotë : 40 orë në javë

Nr. i ref. RN00004417

Qëllimi i vendit të punës: Sigurimi i mbështetjes për deponimin dhe mirëmbajtjen e mallit si dhe shpërndarjen e tij tek njësit organizative të institucionit

Detyrat Kryesore:

  1. Është përgjegjës për organizimin e depos në përputhje me procedurat dhe politikat e organizatës,
  2. Mban evidenca të sakta dhe të plota të mallit në kopje fizike dhe elektronike dhe ruan të gjitha të dhënat relevante të mallit;
  3. Bënë pranimin e mallit, kujdeset për mirëmbajtjen dhe bënë shpërndarjen sipas kërkesave të njësive organizative dhe zyrtarëve;
  4. Vlerëson dhe kujdeset për hapësirën e nevojshme për deponim të mallit dhe përgatit planet e deponimit të mallrave në ardhje;
  5. Përgatit raporte të rregullta për stoqet e mallrave në depo;
  6. Përgadit të gjitha procedurat dhe hapat e nevojshëm për asgjësimin e mallrave të pa përdorshëm;
  7. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi; 5%

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Aftësi për zbatimin e procedurave dhe udhëzimeve administrative për kryerjen e detyrave të punës,
  • Shkathtësi komunikimi, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata,dhënë udhëzime dhe përcjell informata tek të tjerët;
  • Aftësi koordinimi dhe mbikëqyrje së personelit në nivelin administrativ dhe teknik;
  • Shkathtësi kompjuterike në programet Word, Excel;
  • Arsimim i mesëm,trajnim përkatës dhe së paku tre (3) vite përvojë pune në fushën përkatëse teknike ose administrative;

Për pozitat e cekur më lartë zbatohet puna provuese prej dymbëdhjetë (12) muajve konform nenit 20 paragrafi  2 të LSHCK.

Çdo kandidat (aplikues) për pozitat e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon:

  1. dëshmi të kualifikimit shkollorë, fotokopje e noterizuar, ndërsa e nostrifikuar në MASHT nëse kandidati e ka kryer shkollimin jashtë Republikës së Kosovës,
  2. dëshmi mbi përvojën e punës aty ku kërkohet ,
  3. certifikatat për trajnime dhe njohje të punës me kompjuter,
  4. dokumentin e identifikimit
  5. certifikatën se nuk është nën hetime dhe nuk është i dënuar për ndonjë vepër penale

Aplikacionet merren dhe të plotësuara dorëzohen në arkivin qendror të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve

Afati i aplikimit në QSHQ është 15 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në  gazetë ditore, Web faqen komunale dhe në tabelën komunale të shpalljeve publike edh atë nga data; 06.03.2019 deri më datë; 20.03.2019 ora 16:00.

Shërbimi Civilë i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale,siç parashihet në nenin 11 të Ligjin mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të njoftohen për vendin, datën  dhe kohen e mbajtjes së testimit me shkrim përmes Ueb faqes zyrtare të komunës dhe tabelës së shpalljeve publike të Komunës.

Dokumentet e pranuara të aplikantëve në fotokopje nëse pas përfundimit të procedurës së rekrutimit në afat prej 30 ditësh nuk tërhiqen të njëjtat nuk do të  kthehen.

 

TAGS: Komuna e Gjilanit, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1075
Kategoria Të tjera
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Gjilan
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US