Swiss Diamond
Vende të lira të punës (6)
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të dispozitave të Ligjit të Punës Nr. 03/L-22 dhe të Statutit të “Swiss Diamond Hotel”, shpallet:

K O N K U R S

Për plotësimin e këtyre vendeve të lira të punës:

  • Kamariere (2 pozita - femra)
  • Kamarier (2 pozita - meshkuj)
  • Arkëtare në restorant (1 pozitë - femër)
  • Mirëmbajtëse e kuzhinës (1 pozitë - femër)

Kualifikimet arsimore dhe aftësitë/shkathtësitë profesionale:

  1. Për pozitën nën pikën 1 dhe 2 nevojiten këto kushte: minimum shkolla e mesme e hotelerisë, përparësi të diplomuarit në hoteleri, njohuri shumë të mira profesionale në fushën e shërbimit të ushqimit, pijeve dhe koktejeve, aftësi në trajtimin e kujdesshëm të mysafirëve, aftësi për ofrim të shërbimeve cilësore në çdo kohë, njohuri për sistemet/programet e zakonshme llogaritëse, përvojë pune si kamarier në hotele me 4 ose 5 yje apo në restorante ekskluzive, shkathtësi të komunikimit në gjuhën angleze apo në ndonjë gjuhë tjetër ndërkombëtare.   
  2. Për pozitën nën pikën 3 nevojiten këto kushte: minimum shkolla e mesme e turizmit dhe hotelerisë, ekonomisë apo biznesit ndërkombëtar, përparësi të diplomuarit në hoteleri, njohuri shumë të mira profesionale në llogaritjen dhe realizimin e pagesave nga klientët dhe pranimin e formave të ndryshme të pagesave (cash, kredit & debit kartelë vendosje në PM të dhomës), shkathtësi për të verifikuar saktësinë e faturës së shërbimit, njohuri të mira kompjuterike nga fusha e IT-së e sidomos për sistemet apo programet e pagesave, shkathtësi të komunikimit në gjuhën angleze apo në ndonjë gjuhë tjetër ndërkombëtare.  
  3. Për pozitën nën pikën 4 nevojiten këto kushte: shkolla e mesme, njohuri në përdorimin e mjeteve të punës në pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të kuzhinës, njohuri profesionale në përdorimin e pajisjeve eletrike për larjen e enëve, përvojë punë në pastrimin e hapësirave të kuzhinës në hotele apo restorante, aftësi fizike për të bartur peshë të caktuar (deri në 30kg), aftësi që gjatë orarit të plotë të punës të qëndrojë në këmbë dhe të jetë në lëvizje, etj.

Aplikacionet për aplikim mund të shkarkohen nga ueb faqja e "Swiss Diamond Hotel", Prishtina www.sdhprishtina.com, ku janë të dhëna kushtet dhe përshkrimi i detyrave të punës.  Pas shkarkimit dhe plotësimit të aplikacionit të punësimit, të njëjtin duhet ta dërgoni në E-mail hr@sdhprishtina.com, së bashku CV-ën, referenca si dhe me dokumentacionin përcjellës ose drejtpërdrejtë në zyrën e Burimeve Njerëzore në "Swiss Diamond Hotel", Prishtina.

Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë nga data e publikimit.

TAGS: Swiss DiamondPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2922
Kategoria Hoteleri
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US