Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC
PREMIUM

StarLabs (36 pozita te hapura)

StarLabs
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

StarLabs sapo ka filluar punën me dy klientë të ri, të cilët janë prezent në disa shtete evropiane. Prandaj, kemi nevojë për ngritje të numrit të ekipeve tona, rrjedhimisht po kërkojmë talentë që mund të na bashkohen në 36 pozita të hapura në Kompaninë tonë.


Pozitat e hapura janë si në vijim:

  • PHP/Wordpress ose Symphony Developer (15 pozita)
  • .NET ose .NET CORE Developer (15 pozita)
  • Python Developer (1 pozitë)
  • FrontEnd Developer (ReactJS/VueJS) (2 pozita)
  • QA Engineer (1 pozitë)
  • DevOps (1 pozitë)
  • Scrum Master (1 pozitë)

Kompania StarLabs numëron ekipe me 150 persona në total, ekipe të cilat janë vazhdimisht duke u zgjeruar me anëtarë të rinj. Në këtë mënyrë po tentojmë të ofrojmë mundësi profesionale dhe ngritje në karrierë për të rinj, talentë dhe profesionistë.

Përgjegjësitë që kërkohen nga aplikuesit për pozitat e hapura janë:

  • Përkushtim në mësim sa më të shpejtë të teknologjive që klientët e StarLabs kërkojnë;

  •  Punë me orar të plotë;

  • Aftësi të komunikimit me klientët, në gjuhën angleze;

  • Pro-aktivitet dhe gatishmëri për punë ekipore.

Çka ofron StarLabs?

  • Mentorim dhe këshilla

  • Mbështetje nga stafi për aftësim tutje profesional

  • Mundësi për ngritje në karrierë

  • Sigurim Shëndetësor

  • Ambient profesional, e njëkohësisht miqësor

  • Game Room (Hapësirë e dedikuar për Playstation, Pikado, Table Football, Ping Pong)

  • Social Clubs (Termine javore për sporte, pjesëmarje në turnire lokale, esports dhe tournaments)

  • Punë hibride (nga zyra dhe shtëpia)

  • Trajnime dhe Punëtori në teknologji të ndryshme në StarLabs

  • Trajnime profesionale nga klientët e StarLabs

  • Bonuse të ndryshme, si në shitje, rekrutim, etj

  • Hackathons dhe mundësi të spinoff/investimit nga StarLabs

  • Ambient pune pa presion të lartë apo mikromenaxhim

  • Kurse në punë, të gjuhës angleze

Shikime 9,477
Kategoria Informatikë
Skadon 30/03/22 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management