Blukids
Asistente të Shitjes
Shpërndaje
	 	 

BLUKIDS është mark lidere italiane e veshjeve për fëmijë dedikuar për fëmijët nga mosha 0 – 15 vjeç.

BLUKIDS është prezent edhe në Kosovë, dhe për lokalin në ALBI MALL në Prishtinë, hap konkurs për vende të lira pune me pozitën: Asistente te Shitjes.

Detyrat kryesore:

  • Të mirëpret klientët dhe të ju ofrojë asistencë;
  • Të udhëzojë klientët dhe të jep sugjerime dhe informata rreth produkteve;
  • Të ndihmojë konsumatorët në përzgjedhjen e produkteve;
  • Të realizoj të gjitha pagesat dhe të mbajë përgjegjësi për paratë në arkë të pranuara gjatë orarit të punës.
  • Të kujdeset për mallin nga koha e arritjes në dyqan deri sa të shitet;
  • Të krijojë atmosferë të përshtatshme pune dhe marrëdhënie të mira me kolegë.

Aftësitë:

Për të patur sukses në këtë rol ju duhet të:

  • Posedoni aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Të jeni pozitive;
  • E motivuar
  • Dhe të jeni në gjendje të punoni në mënyre të pavarur dhe në mjedis ekipor.

Kualifikimet:

  • Të ketë eksperiencë pune në shitje – minimum dy (2) vite;
  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme (preferohet niveli universitar);
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me punonjësit dhe klientët;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil;
  • Njohuri të gjuhës angleze (përparësi)
  • Njohuri rreth përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft Office.

Të gjithë të interesuarit/at mund të aplikojnë duke dërguar CV-në së bashku me një fotografi në: b4y.rks@gmail.com deri më 19.03.2019.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë!

 

TAGS: BlukidsPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2642
Kategoria Shitje
Skadon 1 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US