Komuna e Prizrenit
Zyrtar i Lartë për Promovim të Kulturës
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të nenit 11 paragrafi 1 dhe nenit 18 paragrafi 3  i Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 4 paragrafi 3 i Rregullores Nr.02/2010,   për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Komuna e Prizrenit, shpall:

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Titulli i pozitës së punës: Zyrtar i Lartë për Promovim të Kulturës – KRS/440

Numri i Ekzekutuesve:  1 (një)

Kategoria Funksionale:     Niveli profesional 3

Grada e vendit të punës:

8

Koeficienti:

7.5

Lloji i pozitës:

Karrierës

Qëllimi i vendit të punës:

Zbaton strategjinë e gjithëmbarshme dhe planin gjithëpërfshirës në segmentin e Kulturës në nivel të Komunës.

Detyrat kryesore:

  1. Kryen punën e përgjithshme të sektorit dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  2. Organizon aktivitetet kulturore dhe punën në ruajtjen, kultivimin dhe prezantimin e vlerave të trashëgimisë së kulturës materiale dhe shpirtërore;
  3. Merret me realizimin e manifestimeve kulturore e artistike, shënimin e datave të rëndësishme kombëtare e ndërkombëta re dhe festivaleve tradicionale;
  4. Ndihmon mbikëqyrësin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  5. Prezanton nevojat për investime kapitale në rehabilitimin dhe ngritjen e infrast rukturës kulturore dhe koordinon punën në realizimin e projekteve;
  6. Harton plane për Inkurajimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të subje kteve kulturore në nivel lokal;
  7. Inkurajon investitorët dhe sponsorët potencialë në përkrahjen e segmentit të kulturës;
  8. Kryen edhe detyra tjera që kërkohen kohë pas kohe nga mbikëqyrësi;

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Njohuri dhe përvojë substanciale në fushën e kulturës;
  • Aftësi komunikuese, negociuese dhe bindëse që i ndihmon procesit të punës;
  • Shkathtësi në caktim të objektivave , planifikim të punës dhe analizë ;
  • Shkathtësi kompjuterike të programeve (Word, Excel, Power Point, Access);

Kushtet:

Diplomë universitare të fakultetit juridik, ekonomik, filozofik, filologjik, informatik, edukimit, i arteve dhe administratë publike, si dhe minimum 3 vite përvojë pune;

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Fotokopja e vërtetuar e diplomës (Formati A4);
  • Vërtetim mbi përvojën e punës ;
  • Dy - rekomandime;

- Kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës (nëse ekzistojnë të tilla);

  • Certifikata e lindjes;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Certifikata të ndryshme.

Konkursi ngel i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit, duke filluar nga data e publikimit më 01.03.2019 deri më datën 15.03.2019 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Instruksione Aplikimi: Kërkesa (Aplikacioni) për punësim gjend et në http://kk.rks-gov.net/prizren/Shpalljet/Konkurset.aspx, dhe pas plotësimit sipas çdo pike të aplikacionit, i bashkëngjitni dokumentet të cilat kërkohen sipas konkursit dhe mund të aplikoni tek ne drejtpërdrejtë

-Adresa jonë: në sportelin e pranimit nr. 2, në objektin e administratës komunale në Komunën e Prizrenit, rr. “Remzi Ademaj” p.n. -Prizren.

VËMENDJE: Njoftimet i gjeni në Ueb, ndërsa në rast nevoje mund të na kontaktoni në, tel: 038 / 200 44715 prej orës 08:00 – 16:00.

Aplikacionet e pranuara pas afatit të përcaktuar konsiderohen të pranueshme, nëse data në dërgesën postare, ose çfarëdo dëshmie tjetër për datën e dërgimit, dëshmon se ajo është dërguar para kalimit të afatit për dorëzimin e aplikacioneve.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listë n e shkurtër do të kontaktohen me shkrim (e -mail ) në rast të mos konfirmimit të kandidatit në e -mail do të njoftohet me telefon dhe janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale mbi kualifikimet dhe trajnimet e kryera për verifikim para komisionit, në rast të mossjelljes të dokumentacionit origjinal intervistues, kandidatët nuk do të mund të vazhdojnë në hapat e mëtejmë të procedurave të rekrutimit.

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosov ës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo -shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

 

TAGS: Komuna e Prizrenit, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 338
Kategoria Të tjera
Skadon 66 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prizren
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US