Ministria e Administratës Publike
Administrator i Lartë i TI-së për rrjetin Shtetëror
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada - Government

Ministria e Administratës Publike

Ministarstvo Javne Uprave-Ministry of Public Administration

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit

Agencija za Informaciono Društvo - Agency of Information Society

Duke u bazuar në Ligjin nr. 03/L–149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren nr. 02/2011 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Ministria e Administratës Publike shpall:

K O N K U R S

AGJENCIA E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT Drejtorati i Rrjetave dhe Telekomunikimeve

Titulli i vendit të punës: Administrator i Lartë i TI-së për rrjetin Shtetëror (1 vend pune); Nr. ref. RN00004400

Kategoria funksionale: Niveli Profesional;

Koeficienti: 7 (423.85 € bruto) + 450€ shtesë sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës;

Lloji i pozitës: i Karrierës;

Orët e punës: 40 orë në javë (me orar të plotë);

Kohëzgjatja e emërimit: Nëpunës i karrierës (pa afat të caktuar);

Periudha provuese: dymbëdhjetë (12) muaj;

Vendi i punës: Prishtinë, ndërtesa “ish Rilindja”;

Nëpunësi raporton te: Udhëheqësi i Sektorit të Administrimit të Rrjetit Shtetëror;

Qëllimi i vendit të punës:

Administrimi me rrjetin shtetëror duke përfshirë rrjetin mikrovalor, rrjetin optik, rrjetin pa tela, rrjetin VPN etj., dhe ndihmon në funksionimin e sistemit të telefonisë digjitale përmes rrjetit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  1. Nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejt të udhëheqësit të Sektorit, administratori i lartë i rrjetit shtetëror bënë instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe testimin e pajisjeve të rrjetit shtetëror duke përfshirë: Core switch, router, invertor PWS, etj për të gjitha IRK-të;
  1. Përgjegjës për identifikimin, dizajnimin dhe implementimin e pajisjeve të rrjetit kompjuterik të shtetit dhe shërbimet që kanë të bëjnë me lokacionet e ndryshme te institucioneve të shtetit, gjithashtu ju përgjigjet kërkesave që vijnë nga të gjitha IRK-te lidhur me funksionimin e rrjetit kompjuterik të shtetit, identifikon dhe intervenon në evitimin e problemeve;
  2. Përgjegjës për planifikimin, dizajnimin, instalimin, konfigurimin, terminimin, administron dhe teston pajisjet e rrjetit kompjuterik të shtetit duke përfshirë: Routera, Switcha,Wireless Controller, kabllin optik, sipas nevojës edhe antena, VPN, kabllo të ndryshme të rrjetit etj;
  1. Përcjellë zhvillimet e teknologjisë informative dhe protokolleve të komunikimit dhe shërbimeve të rrjetit dhe metodave të reja për aplikimin e tyre, gjithashtu kryen vizita në institucionet qendrore dhe lokale me qëllim të identifikimit të nevojave duke rezultuar në përmirësimin e kualitetit të funksionimit të rrjetit kompjuterik shtetërorë;
  1. Bënë vendosjen dhe monitorimin e pajisjeve te rrjetit në sistemin e monitorimit të rrjetit kompjuterik shtetëror (qendra operative e rrjetit), gjithashtu bënë vendosjen e pajisjeve të rrjetit edhe ne sistemin e authentikimit (ACS);
  1. Planifikon, menaxhon dhe administron me pajisjet e rrjetit kompjuterik shtetëror në aspektin e sigurisë, duke përfshirë aspektin e sigurisë fizike dhe logjike nga pika fundore e kyçjes deri ne pajisjen qendrore core;
  1. Analizon, planifikon dhe përgatit ngritjen e nivelit të sigurisë për shfrytëzim të sigurt të rrjetit kompjuterik shtetëror;
  1. Përgjegjës për identifikimin e nevojave, dizajnimin dhe përgatitjen e specifikimeve teknike duke dokumentuar punët e kryera;
  2. Përgjegjës për dokumentimin e rrjetit kompjuterik shtetëror duke përfshirë infrastrukturën fizike dhe logjike të rrjetit;
  3. Detyrat tjera që i caktohen nga udhëheqësi i Sektorit dhe udhëheqësi i Drejtoratit.

Kualifikimi dhe përvoja

1.Diplomë universitare, shkenca kompjuterike, informatikë..........E nevojshme;

2.Përvojë pune në fushën e TI-së së paku tri (3) vite........... ...........E nevojshme;

3.Trajnime dhe certifikime në CCNA.....................................................E nevojshme;

4.Njohja e njërës gjuhë zyrtare..............................................................E nevojshme;

5.Njohja e punës në pajisje të rrjetit (core swicha L2/3, router, Wireless Controller, VPN,etj.)..................................................................................E nevojshme;

6.Aftësi për të udhëhequr një ekip ose grup punues.....................E nevojshme;

7.Trajnime dhe certifikime në CCNP....................................................E dëshirueshme;

8.Njohja e gjuhës angleze......................................................................E dëshirueshme;

9.Aftësi tjera të cilat kërkohen në bazë të legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës.

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve:

Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Ministrinë e Administratës Publike, Divizioni i Burimeve Njerëzore, kati III, zyra nr. 320, ndërtesa e “ish-Rilindjes”, Prishtinë. Aplikacioni mund të merret edhe nëpërmjet ueb faqes së Ministrisë, në linkun: https://map.rks-gov.net.

Për informata më të hollësishme, mund të kontaktoni Divizionin e Burimeve Njerëzore, në tel: 038/ 20030002 ose 038/20030552, prej orës 08:00 – 16:00.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, të diplomuarit në universitetet jashtë vendit t’ia bashkëngjisin dëshminë e nostrifikimit të diplomës; dëshminë për përvojën e punës; dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale (e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se data e shpalljes së këtij konkursi) dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, nëse arrijnë brenda katër (4) ditësh.

“Shërbimi civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtaret e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale siç specifikohet në nenin 11, paragrafi 3 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Konkursi është i hapur pesëmbëdhjetë (15) ditë, nga data e publikimit në njërën nga gazetat ditore përkatësisht, prej datës 01-03-2019 deri me datën 15-03-2019.

 

TAGS: Ministria e Administrates Publike, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 702
Kategoria Informatikë
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US