Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Zyrtar i lartë për Menaxhimin e Projekteve
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës

Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural/Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja/Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë/Agencije za Razvoj Poloprivrede/ The Agriculture Development Agency

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë , mbështetur në Ligjin nr. 03/L-149, për “Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, dhe Rregullores nr. 02/2010, “Për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil”, me qëllim të realizimit të procedurave të rekrutimit shpall:

KONKURS

Titulli i pozitës: Zyrtar i lartë për Menaxhimin e Projekteve (1 pozitë)

Ref: RN00004402

Njësia Organizative: Drejtoria e Miratimit të Projekteve dhe Zhvillimit Rural - AZHB

Vendi i punës: Prishtinë

Kategoria funkcionale: Niveli profesional

Koeficienti: 8

Qëllimi i vendit të punës:

- Trajtimi i aplikacioneve, vlerësimi si dhe miratimi i projekteve të zhvillimit rural

Detyrat kryesore:

  • Kontrolli administrativ, renditja e dokumenteve,vlerësimi i projekteve të zhvillimit rural dhe miratimi i tyre duke përdorur principin 4 sy: 30 %
  • Përgatitja e materialeve informuese (broshurave, fletëpalosjeve, etj.):10 %
  • Përgatitja e vendimeve (letrave informuese dhe vendimeve): 10 %
  • Trajnime për zyret regjionale dhe komunale sa i përket procedurave, trajnime personale: 10%
  • Zbatimi i procedurave të IPARD-it:10%
  • Kordinimi i brendshëm dhe bashkëpunim me shefin e sektorit të zhvillimit rural dhe personelit tjetër të pagesës dhe departamenteve tjera në Ministri: 10%
  • Kordinime të jashtme me zyrat regjionale të MBPZHR, bashkëpunimi me këshilltarët e jashtëm: 12%
  • Përgatitja e raporteve të punës, takime me drejtorin e PZHR: 8%

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Diploma Universitare: Shkenca të Ekonomisë, Bujqësi, Agrobujqësi;
  • Përvoja në punë: 3 vite përvojë pune profesionale;
  • Njohuri themelore në bujqësi dhe ekonomi;
  • Njohja e punës me kompjuter dhe aftësitë për të përdorur me efekt: Windovsin, World, Exel Access-in, dhe Microsoft Office;
  • Fleksibilitet dhe aftësi për t’u përballë me situata të reja.

Data e shpalljes së konkursit me: 01.3.2019

Data e mbylljes së konkursit me: 15.03.2019

Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës“.

Aplikacionet e dorëzuara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Procedura e Aplikimit: Formularët për aplikim mund të merren dhe dorëzohen në Sektorin e Personelit në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë - MBPZHR, Ndërtesa e Bankës së Lublanës Kati i VII, Zyra nr. 16 ose të shkarkohen në adresën e internetit të AZHB-së www.azhb-ks.net.

 

TAGS: Ministria e Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, KosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 716
Kategoria Të tjera
Skadon 5 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US