Ndërmarrja Publike Banesore (NPB)
Pastrues/e (4)
Shpërndaje
	 	 

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A Prishtinë, shpall:

K O N K U R S

Për zgjedhjen e katër (4) Pastruesve në Departamentin e Mirëmbajtjes, në  Ndërmarrjen Publike Banesore –SH.A me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën pastrimin e objekteve banesore të kontraktuara për mirëmbajtje;
  • Pastron dhe mban higjienen e shkallëve të hyrjeve banesore;
  • Mirëmban mjetet e punës që i përdorë;
  • Kujdeset për higjenën e liftit;
  • Pastron dritaret dhe gjërat e tjera në hapësirën e përbashkët të hyrjeve;
  • Për punën e vet i përgjigjet Mbikëqyresit të Pastrimit;
  • Kryen edhe punë të tjera me kërkesë të mbikëqyrësit të tij/saj.

Kualifikimi dhe kushtet tjera të veçanta:

  • Të ketë të kryer shkollën fillore;
  • Preferohet së paku një (1) vit përvojë punë relevante;

Procedura e Konkurrimit

Kandidati-ja për pozitën Pastrues/e në Departamentin e Mirëmbajtjes duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Dëshminë e Shkollimit;
  • Dëshminë për Përvojën e Punës;
  • Kopjen e Lejës së Njoftimit; dhe
  • Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.

Dokumentet e kompletuara duhet të dorëzohen në këtë adresë: Ndërmarrja Publike Banesore - SHA në Prishtinë, rruga “Xhevdet Doda”,nr.32, Prishtinë ose përmes e-mailit zyrtar: burimet.njerezore@npbanesore.com.

Kandidatët  të cilët konkurrojnë duhet ta shënojnë saktë adresën dhe numrin e telefonit kontaktues, si dhe email adresën.Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë. Dokumentet e pa kompletuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. Konkursi është i hapur nga data 04 Mars 2019 – 15 Mars 2019 ora 16:00.

 

TAGS: Ndermarrja Publike BanersorePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 679
Kategoria Të tjera
Skadon 66 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US