Shpërndaje
	 	 

Ekspert/e Ligjor/e

RrGK kërkon të kontraktojë një Ekspert/e Ligjor/e me orar fleksibël, bazuar në nevoja të projektit.

  1. Për të aplikuar në këtë pozitë, ju lutemi dërgoni

1) CV;

2) Letër motivuese që thekson kualifikimet dhe kapacitetet tuaja për këtë pozitë.

Dokumentet duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike në info@womensnetwork.org jo më vonë se 17 mars 2019, me titull "Ekspert/e Ligjor/e". Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

  1. Shkathtësitë dhe kualifikimet e kërkuara
  • Një diplomë BA në juridik ose një fushë e lidhur ngushtë;
  • Njohuri dhe ndjeshmëri ndaj dhunës ndaj grave dhe qasje njerëzore;
  • Qasje e kujdesshme në komunikimin dhe punën me personat që kanë përjetuar trauma;
  • Njohuri të gjera për rolin dhe mandatin e Institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë;
  • Njohuri të gjera rreth dhunës në familje, përfshirë kornizën ligjore përkatëse në Kosovë;
  • Së paku dy vite përvojë pune që lidhet me trajtimin e rasteve ligjore;
  • Njohuri për kornizën ligjore në Kosovë dhe aftësi për të mbështetur ndërmarrjen e hapave proceduralë për të mbajtur institucione të ndryshme të përgjegjshme për zbatimin e përgjegjësive të tyre ligjore;
  • Njohuri mbi qështjejt gjinore;
  • Njohja e gjuhës serbe dhe angleze do të konsiderohet përparësi.
  1. Përshkrimi i Përgjegjësive

Eksperti/ja ligjor/e do të mbështesë përfaqësueset e strehimoreve, ofruesit e shërbimeve dhe përfaqësueset tjera të Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) dhe do t’u ndihmojë lidhur me rastet e dhunës ndaj grave.

Detyrat përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

  • Të ndihmojë përfaqësueset e OSHC-ve të përpilojnë ankesat dhe të adresojnë ato tek institucionet relevante me qëllim të kërkimit të llogaridhënies në rastet kur institucionet nuk reagojnë në përputhje me kornizën ligjore;
  • Të mentorojë personelin e RrGK-së dhe përfituesit e tjerë të OSHC-ve gjatë mbikëqyrjes së këtyre dokumenteve, në mënyrë që ata të mësojnë se si të përgatisin dokumentet në mënyrë të pavarur në të ardhmen; dhe
  • Të ndihmojë përfaqësueset e OSHC-ve të dërgojnë ankesat dhe të bashkëpunojnë me zyret rajonale të IAP në rastet kur IAP ka mandat të reagoj.
  1. Lloji i kontratës

Kjo është një kontratë shërbimi që do të kompensohet bazuar në ditët e punës dhe faturimin me normë ditore. Këtu përfshihet një orar pune fleksibël për t'u negociuar me RrGK gjatë fazës kontraktuese.

Afati i parashikuar për këtë kontratë është nga 25 marsi deri më 31 nëntor 2019, edhe pse kontrata mund të ripërtërihet në bazë të performancës, fondeve në dispozicion dhe ngarkesës së punës.

Ngarkesa e vlerësuar e punës sipas kontratës fillestare nuk pritet të tejkalojë 22 ditë.

  1. Informatë shtesë: Përkundër kornizës ligjore dhe mekanizmave institucional të krijuar, dhuna ndaj grave mbetet e përhapur në Kosovë. Dhuna në familje mbetet një nga llojet më të zakonshme të dhunës së kryer ndaj grave dhe vajzave. Në vitin 2015, një hulumtim i familjeve në mbarë Kosovën nga Rrjeti i Grave të Kosovës zbuloi se më shumë se 68% e grave dhe vajzave kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre. Vetëm në vitin 2014, 41% e grave dhe 20% e burrave kanë përjetuar një formë të dhunës në familje. Po atë vit, 12% e grave kosovare kishin përjetuar dhunë fizike. Kohët e fundit, disa gra dhe vajza janë vrarë nga anëtarët e familjes. Të dhënat nga Policia e Kosovës tregojnë se në më shumë se 80% të të gjitha rasteve të raportuara të dhunës në familje, viktimat janë gra dhe vajza. Në 94% të rasteve, burrat janë autorët e dyshuar. Dhuna seksuale gjithashtu dihet që ndodhë, por mungojnë të dhënat për shkak të stigmës për ta raportuar dhe dështimet e policisë në dokumentimin e duhur të dhunës së tillë kur ajo ndodh. Adresimi i dhunës ndaj grave ka qenë pjesë e strategjisë së vjetër të RrGK-së dhe është ende në strategjinë aktuale e cila synon që gratë dhe vajzat të jetojnë një jetë pa dhunë.

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

 

TAGS: Rrjeti i Grave te Kosoves, PrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 872
Kategoria Juridik
Skadon 3 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US