Kontakti
Copyright © 2022
KosovaJob LLC

Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

Checchi
Shikime
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM

Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:

  1. Dy (2) praktikantë në Prishtinë për hulumtim ligjor

Praktikantët duhet të jenë studentë të vitit të tretë ose të katërt, ose të sapo-diplomuar, në nivelin e studimit Bachelor, drejtimi juridik, në universitetet publike ose kolegjet  private të akredituara në Republikën e Kosovës. Puna praktike do të mbahet në projektin Drejtesia Komerciale dhe do të fokusohet në hulumtim, analizë dhe ndihmë lidhur me draftimin e rregulloreve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për zbatimin e Ligjit për Gjykatën Komerciale. Praktika do te ketë kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh.

Rreth Programit Drejtësia Komerciale

Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt pesë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat që do të zvogëlojnë mundësitë për korrupsion, do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e gjykatave mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në  ndërtimin e  profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes  së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.  Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.

Kandidatët duhet të kenë:

  • Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
  • Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
  • Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare
  • Në vitin e tretë apo të fundit në nivelin e studimeve Bacholer, apo të sapo diplomuar në nivelin e studimeve Bachelor.

Përveq tjerash, kandidatët duhet të plotësojne kushtet e cekura në paragrafin: Mbrojtja dhe siguria në punë, pika 4 e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 22.01.2022 për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Dokumentet e kërkuara:

Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  • CV në gjuhë angleze
  • Letër motivimi për interesimin ne fushën e të drejtës komerciale dhe dëshmi e aftësive në shkrim ligjor në gjuhën angleze
  • Certifikatën e notave
  • Vërtetimin nga fakulteti që është student ose kopjen e diplomës

Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën dblakajdemaj@dexisonline.com. Data e fundit e aplikimit është 14 shkurt 2022 ora 16:00. Shënoni “Intern-Hulumtim Ligjor” në titullin e e-mail-it.  Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.

KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management