Studio Moderna
6 Gjumashë ekspertë për Dormeo
Shpërndaje
	 	 

Studio Moderna është kompani internacionale që operon në mbi 20 vende të botës me pervojë pune më shumë se 20 vite dhe me një rrjet të gjerë prej 360 milionë konsumatorësh. Brendet tona të mirënjohura nderkombetarisht janë: Dormeo, Delimano, Walkmaxx, TopShop, Wellneo, dhe Rovus. Për nder të festës së Ditës Botërore të Gjumit (15 mars), ne po kërkojmë :

6 GJUMASHË EKSPERTË PËR DORMEO

Pergjegjësitë:

  • Vlerësoni cilësinë, fortësinë dhe butësinë e materialeve të gjumit
  • Raporto në detaje të hollësishme për përvojën tënde të gjumit
  • Komunikoni idetë se si të përmirësoni përvojën e përgjithshme
  • Vetëdijësohuni për kohën kur bini në gjumë dhe zgjoheni dhe raportojeni në përputhje me rrethanat

Paga:

€100 për 8 orë gjumë

Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Të paktën 18 vite eksperiencë gjumi
  • Aftësi për të bërë gjumin me ose pa mbikëqyrje
  • Aftësi për të ju përmbajtur “disa” rregullave të gjumit
  • Lëvizja e tepërt gjatë gjumit duhet të shmanget
  • Aftësi për të bërë gjumë në çfarëdo ore të ditës
  • Njerëzit me sëmundje të gjumit si apnea nuk mund të aplikojnë

Pse duhet të na bashkohesh?

  • Pagesë aty-për-aty
  • Mjedis dinamik dhe atraktiv gjumi
  • Mësoni nga njerëz të pasionuar që duan të ju ofrojnë gjumin më të mirë të mundshëm!

Ne po kërkojmë gjumashë potencial që do të ndajnë me ne perjetime të sinqerta në eksperiencën e tyre personale të gjumit

Për të aplikuar ju lutem vizitoni www.gjumashat.com

Vini re:

  • VETËM kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen!

 

TAGS: Studio ModernaPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2636
Kategoria Të tjera
Skadon 5 ditë
Orari Temporary
Lokacioni Prishtinë
info@kosovajob.com | 045 11 14 14
FOLLOW US