Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të konkursit në Sektorin Publik, NP “Termokos” SH. A,shpall:
K O N K U R S
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Pozita: Drejtor i Departamentit për zhvillim dhe investime kapitale - një (1) vend pune
I përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv
Detyrat:
- Udhëheqë, organizon dhe mbikëqyrë punën dhe stafin në Departament;
- Është përgjegjës për përpilimin dhe implementimin e procedurave të punës në Departamentin për zhvillime dhe investime kapitale;
- Është përgjegjës në përgatitjen e procedurave interne të punës si ndërlidhje në mes Departamenteve dhe divizioneve (si ekip);
- Bën ndërlidhjen e proceseve me Departamentet;
- Është përgjegjës për vlerësimin periodik dhe vjetor të punës së personelit të Departamentit për zhvillime dhe investime kapitale;
- Menaxhimi teknik dhe disiplinor i departamentit për zhvillim dhe investime kapitale;
- Komunikimi me grupet e interest;
- Drejtimi dhe mbështetja në zhvillimin e mëtejshëm të punonjësve, si dhe bashkëpunimin ndër-funksional;
- Përgjegjës për zhvillimin e departamentit duke krijuar projekte të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë;
- Mbikëqyrja e projekteve të jetë në kohë dhe në buxhet;
- Mbi punën e kryer raporton ne baza ditore, javore dhe mujore;
- Kryen edhe punët tjera të cilat delegohen nga Menaxhmenti.
Kualifikimet dhe përgatitja profesionale:
- Master/Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike / Ekonomik.
- Pesë (5) vite përvojë pune në fushën menaxheriale, si dhe përvojë profesionale në menaxhimin e projekteve. E preferueshme eksperiencë në sektorin e energjisë.
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze.
- Përvojë pune në projekte ndërkombëtare
- Interes i lartë në fushën financiare, si dhe njohuri të thella në financë, kontabilitet dhe kontraktim (preferohet).
- Niveli i lartë i iniciativës dhe angazhimit.
- Mënyrë e strukturuar, e pavarur dhe e zellshme e punës.
- Kuptim shumë i mirë i konteksteve të biznesit dhe proceseve tregtare.
- Përdorim profesional i produkteve të MS-office.
- Aftësi të forta të punës në ekip dhe aftësi komunikuese.
- Niveli i lartë i angazhimit dhe orientimi ndaj klientit.
- Aftësitë organizative.
- Besueshmëri.
Pozita: Koordinator për projektim dhe mbikëqyrje të projekteve - një (1) vend pune
I përgjigjet: Drejtorit të Departamentit për zhvillime dhe investime kapitale
Detyrat:
- Kujdeset për përgatitjen dhe ruajtjen e dokumentacionit të projekteve;
- Ofron dokumentacionin e kërkuar nga subjektet që kanë qasje në sistemin e Projekteve;
- Mbanë kontaktet dhe takimet me institucionet në interes të projektit;
- Në koordinim me Drejtorin ndërmerr hapat e duhur për projektet e ndërmarrjes;
- Kryen të gjitha veprimet dhe punët të cilat lidhën me procesin e Projekteve;
- Menaxhimi, koordinimi dhe mbështetja strategjike dhe operacionale e (nën) projekteve, përfshirë monitorimin dhe rishikimin e tyre;
- Përgatitja e specifikimeve dhe proceset e menaxhimit të ndryshimeve;
- Identifikimi i fushave strategjike të veprimit;
- Koordinimi i ekipeve të brendshme, si dhe fillimi, monitorimi dhe mbikëqyrja e shërbimeve të jashtme për zbatimin teknik të punës së projektit, siç janë kushtet e kontratës, specifikimet teknike dhe masat paraprake dhe llogaritjet paraprake;
- Bashkëpunim dhe koordinim i ngushtë me departamentet e lidhura teknikisht, si dhe me ndërfaqet e çdo lloji në strukturat organizative të projektit;
- Hartimi dhe zhvillimi i planeve të punës së makinerisë në përputhje me mbikëqyrësit për zbatimin e detyrave të përcaktuara bazuar në objektivat e njësisë dhe jep rekomandime në lidhje me realizimin e këtyre objektivave;
- Planifikimi tre-dimensional në bashkëveprim me disiplinat e tjera të planifikimit dhe prezantimi i rezultateve duke përdorur CAD;
- Kryerja e studimeve të fizibilitetit;
- Përgjegjës për një raportim të rregullt mbi progresin e projektit me fokus në inxhinierinë termike dhe/ose mekanike;
- Mbi punën e kryer raporton ne baza ditore, javore dhe mujore;
- Kryen edhe punët tjera të cilat delegohen nga Menaxhmenti.
Kualifikimet dhe përgatitja profesionale:
- Bachelor/Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike – Termoenergjetikë, (e preferueshme Diplomë Master).
- Pesë (5) vite përvojë pune në fushën përkatëse.
- Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze
- Bazat e vizatimit teknik (i ndihmuar nga kompjuteri me programet CAD).
- Inovativ, orientuar drejt zgjidhjes dhe mënyra e të menduarit nga optimizimi i procesit.
- Kuptim i shkëlqyer teknik.
- Përdorim profesional i produkteve të MS-office.
- Aftësi të forta të punës në ekip dhe aftësi komunikuese.
- Niveli i lartë i iniciativës dhe angazhimit.
- Mënyrë e strukturuar, e pavarur dhe e zellshme e punës.
- Niveli i lartë i angazhimit dhe orientimi ndaj klientit.
- Aftësitë organizative.
- Besueshmëri
Informatë për procedurën e konkurimit
Aplikantët e interesuar për vendet e punës duhet të bashkëngjisin këto dokumente:
- Aplikacionin e plotësuar.
- CV e aplikantit.
- Dëshminë e kualifikimit shkollor
- Dëshminë mbi përvojën e punës, trusti, referencat si dhe certifikata tjera profesionale.
- Certifikatën nga Gjykata që nuk jeni nën hetime (Valide dhe Origjinale).
- Dokumentin e identifikimit - letërnjoftimi i fotokopjuar.
- Letër Motivuese për pozitën të cilën aplikoni.
Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit në faqet zyrtare të NP ”Termokos’’Sh.A, si dhe në gazetat ditore, duke filluar nga data 21.01.2022 deri me datë 04.02.2022 si datë e mbylljes së konkursit. Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NP ”Termokos’’Sh.A., Rr. 28 Nëntori nr. 181, në Prishtinë apo përmes postës, çdo ditë pune prej orës 8:30 – 15:30. Aplikacioni mund të shkarkohet nga webfaqja e “Termokos”-it www.termokos.org apo mund të merret në zyrat e ndërmarrjes. Inkurajojmë që për pozitat e shpallura të aplikojnë femrat edhe meshkujt. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e mangëta refuzohen. Informatat shtesë mund të sigurohen përmes numrit të telefonit: 038/ 541-780.
Këtu mund te shkarkoni aplikacionin duke mbajtur shtypur tastin CTRL dhe duke klikuar Shkarko Aplikacionin me ngjyre te kaltër: Shkarko Aplikacionin
Ose duke kopjuar këtë link: http://134.209.241.77/wp-content/uploads/2021/02/APLIKACION-PUNESIMI-2021-1.docx